Simite të Buta në Avull – Mënyra e Re e Përgatitjes

344 0

Buka  e ngrohtë dhe e butë pambuk ju pëlqen të gjithëve.

Kjo sidomos nëse po flasim për simitet, shija e tyre, aroma apo edhe forma kujton fëmikërinë dhe momete të gezuara gjithnjë.

Në recetën e sotëme do ju tregojmë një mënyrë jo tradicionale të përgatitjes së tyre, por që dhuron shumë shije.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së simiteve të bardha në avull.

Përbërësit

500 gr miell

300 gr qumësht

5 gr maja birre e thatë

35 gr sheqer

25 ml vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim zgjidhni një enë të thellë ku do të punoni brumin.

Shtoni në këtë enë miellin, sheqerin, gjysmën e sasisë së qumështit dhe majanë e birrës në formën e pluhurit.

Filloni ta përzieni të gjithë masën me anë të një luge dhe shtoni sërish pak nga pak pjesën e mbetur të qumështit.

Vazhdoni ta punoni brumin tuaj derisa të shikoni që është formuar një masë kompakte dhe e njëtrajtëshme.

Në fund hidhni tek ena edhe vajin e ullirit dhe punojeni brumin edhe për disa minuta të tjera me duar derisa ta thithë të gjithë vajin.

Vendoseni në një tavolinë pune dhe punojeni me duar derisa të keni formuar një topth të butë e pa kokrriza.

Mbulojeni brumin tuaj me një copë të trrashë dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.

Më pas me ndihmën e një petësi hapni brumin duke e pluhërosur me pak miell.

Peta që do të formoni  duhet të jetë drejtkëndore të cilëm duhet ta punoni derisa të keni një drejtkëndësh 42 me 26 cm.

Pasi kësaj paloseni në tresh përsëgjati brumin tuaj dhe mbulojeni me një copë duke e lënë të pushojë për 10 minuta të tjera.

Më pas hapni dhe një herë me petës drejtkëndëshin tuaj nga pjesa më e gjatë e tij dhe filloni ta rrotulloni si një cilindër.

Do të formono kështu një tub të gjatë brumi të cilin priteni në 12 panine të vogla.

Po ashtu prisni edhe 12 fletë të vogla nga letra e furrës në mënyrë që t’i përdorni më vonë për zierjen në avull të simiteve.

Për zierjen

Kështu më pas merrni një tenxhere normale mbusheni deri ne 3-4 cm me ujë dhe sipër vendosni koshin metalik për zierjen me avull që është i ngjashëm me kullesën e makaronave.

Sigurohuni që të mos e prekë ujin e tenxheres posht dhe vendosni katër letra pjekje e sipër tyre katër simite.

Vendosni kapakun, lërini të pushojnë për 10 minuta më pas ndizni furrën dhe lërini të gatuhen në avull për 25 minuta.

Ju këshillojmë që të mps vendosni më shumë se 4 simite për çdo rradhe pasi brumi do të fryhet dhe ka mundësi që simitet t’ju ngjiten.

Më pas mund t’i konsumoni të ngrohta e buta pambuk.

Këto simite kanë tendencën të thahen shpejt prandaj mbajini sa më shumë të mbuluara e të mbyllura./AgroWeb.org