Specialitet i Jugut Shqiptar – Bakllava e Shpejtë me Gjashtë Petë

2k 2

Bakllavaja me gjashtë petë është traditë e shumë amvisave të jugut të Shqipërisë.

Shumë e thjeshtë në përgatitje, kërkon pak mundim por ka një shije fantastike që të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e saj.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së këtij specialiteti të amvisave të jugut të vendit.

Përgatitja e Bakllavasë me Gjashtë Peta

Përbërësit

Për brumin e petave

500 gr miell

2 kokrra vezë

1 lugë kafeje kripë

1 lugë kafeje sheqer

Një lugë vaj ulliri

1 gotë ujë të vakët

Për mbushjen

300 gr arra të thërrmuara

300 gr gjalpë i freskët

Për sherbetin  

1 kg sheqer

700 ml ujë

Lëngu i një gjysme kokrre limoni

Përgatitja

Në një tas bashkoni arrat e thërrmuara me gjalpin dhe përzjeni bashkë. Lërini mënjanë për t’i përdorur më vonë për mbushjen.

Hidhni të gjithë përbërësit për përgatitjen e brumit të petëve në një tas të madh dhe punojini derisa të krijohet një masë homogjene.

Brumin punojeni fort me dorë dhe kur të jetë gati ndajeni në 12 toptha.

Secilin prej 12 topthave hollojeni përmes petësit në peta të holla.

Më pas bashkojini petat dy e nga dy në një petë të vetme duke krijuar 6 petë.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të lyeni tepsinë me pak vaj dhe shtroni dy petët e para. Më pas hidhni një shtresë me arra e gjalpë, vijoni të shtroni dy petët e tjera, pastaj arra e thërrmuara me gjalpë dhe në fund shtroni dy petët e tjera.

Futeni të piqet në furrë të parangrohur me 180 gradë derisa sipërfaqja të bëhet e kuqërremtë.

Ndërkohë përgatisni sherbetin duke hedhur në një tenxhere sheqerin, ujin dhe lëngun e limonit. Lërini të zjejnë derisa masa të marrë formën e shurupit.

Menjëherë sapo bakllavaja është pjekur, siç është e nxhetë hidhini sipër edhe sherbetin e nxehtë dhe lëreni derisa të thithë gjithë sherbetin. Shërbehet kur është e ftohtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.