Strudel me Mollë, Rrush të Thatë dhe Raki – Delikatesa që Nuk Duhet Humbur

1.1k 0

Një nga ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur e më të lehta në shiije.

Strudeli me origjinë gjermane është përhapur në të gjithë botën dhe receta e tij është pasuaruar me kohën.

Në recetën e sotëme AgroWeb.org ju këshillon të provoni strudelin klasik me mollë, rrush të thatë të lagur në raki rrushi.

Ndiqni mënyrën e saktë të përgatitjes sipas këshillave tona.

Përbërësit

500 gr gjalpë

250 gr sheqer

1 të verdha veze

Kripë

Për mbushjen

1 kg mollë jeshile

200 gr rrush i thatë

200 gr fara pishe

100 ml raki

40 gr sheqer

100 gr biskota

Kanellë pluhur

1 vezë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të nisni nga mbushja e strudelit.

Si fillim lani mirë rrushin e thatë, hidheni në një enë dhe në të shtoni rakinë, lëreni mënjanë për disa momente në mënyrë që të marrë aromën karakteristike të rakisë.

Më pas vazhdoni duke qëruar mollët dhe duke i prerë ato në kubikë jo shumë të mëdhenj.

Kubikët  e mollëve shtojini tek enë ku ndodhet rrushi me rakinë, po aty shtoni dhe farat e pishës deh përziejini të gjithë këta përbërës me anë të një luge.

Shtoni sheqer, biskotat e bluara më parë në misker dhe bashkojini të gjithë përbërësit derisa të keni formuar një masë homogjene të përhapjes së tyre.

Në fund spërkasni kanellën pluhur, përziejini pak përbërësit me duar dhe mulojeni enën me një qese plastike kuzhine për ta ruajtur në frigorifer për 20 minuta deri në 1 orë.

Përgatitja e brumit

Ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e brumit ku në një enë shtoni gjalpin në temperaturë ambienti, sheqerin, të vërdhat e vezëve dhe përzieni mirë me një lugë druri.

Do të përfitoni një masë kremoze dhe pa kokrriza.

Aty shtoni menjëherë miellin, pak kripë dhe vazhdoni të përzieni me një lugë druri derisa të formohet brumi i shkrifët.

Mblidheni pak me duar dhe transferojeni në nje tavolinë pune ku duhet ta punoni siç bëni zakonisht me brumin e byrekut nga poshtë lart.

Krijoni një masë të ngjeshur e pa kokrriza dhe ndajeni përgjysme në mënyrë të barabrartë.

Vendosini të dy gjysmat në një tavë apo në dy enë të ndryshme, mbulojini me qese plastike kuzhine dhe futini në frigorifer për të paktën 10 minuta.

Pasi të ketë kaluar kjo kjo kohë vendosini të dypjesët e brumit në mes të dy letrave kuzhine dhe hapini me petës.

Secila nga petët duhet të jetë e gjatë 40×10 cm në mënyrë q ëtë palsoni si duhet strudelin tuaj.

Teksa i hapni spërkatini me pak miell dhe në fund hiqni letrat e pjekjes nga poshtë dhe lart petëve për të vazhduar me përgatitjen.

Petën e parë pasi ta keni përgatitur, vendoseni në në tavë dhe futeni 6-7 minuta në frigorifer.

Nxirreni nga frigoriferi, ndërkohë fusni petën tjetër në frigorifer.

Atë që do të punoni momentalisht vendoseni sipër një letre furre, priteni anash me një thikë në mënyrë që të ketë një formë drejtkëndore.

Shtoni në anë të petës gjysmën e mbushjes duke lënë pjesën tjetër të saj bosh në mënyrë që ta mbuloni me lehtësi.

Duke përdorur letrën e furrës që ndodhet poshtë rrotullojeni strudelin tuaj në mënyrë që të formoje një cilindër uniform dhe që mbushja të mos dalë jashtë.

Vendoseni pjesën e poshtme në një tepsi të shtruar me letër pjekje dhe puthitini mirë fundet e cilindrit.

Për pjekjen

Prisni me thikë paksa pjesën e sipërme të strudelit dhe lyejeni me 1 vezë të rrahur.

Më pas futeni të piqet në temperaturë 180 gradë për 40 minuta.

Ndërkohë që piqet strudeli i parë, përgatisni strudelin e dytë dhe futeni të piqet menjëherë më pas./AgroWeb.org