Supa me Lulelakër – E Lehtë dhe Delikate Plot Vlera

1.4k 0

Supa është një nga gatimet më të thjeshta dhe më të shëndetshme që mund të bëni në kuzhinë.

E lehtë, delikate në shije por e pasur në vlera shëndetësore dhe çlodhëse për organizmin është supa me lulelakër.

Me përbërësit e duhur, të freskët dhe organikë ju mund të krijoni receta ideale e të shijshme për të gjithë familjen.

Një prej këtyre përbërësve është lulelakra.

Lulëzat e kësaj perimeje të shëndetshme mund të zihen për pak minuta dhe më pas mund të futen në mikser duke u transformuar në një pure të shijshme.

Kjo supë mund të pasurohet me gjalpë ose vaj ulliri, kripë, piper dhe barishtet e gjelbra të qepëve.

Siç mund ta vëreni, përbërësit e kësaj supe janë të pakët por të mirë e të shijshëm.

Supa e lulelakrës është e lehtë dhe mund të serviret edhe si pjatë e parë.

Receta e supës së lulelakrës

 Koha e përgatitjes: 10 minuta

  • Koha e gatimit:15 minuta
  • Racionet: 4

 Përbërësit

 Një lulelakër

  • 500-700 ml ujë
  • Kripë
  • Pak gjalpë pa kripë
  • Barishtet e qepëve
  • Vaj ulliri
  • Limon

Nëse preferoni mund të shtoni edhe një karrotë

Përgatitja

Hidhini lulëzat e perimes në tenxhere.

Zieni ujin në temperaturë të lartë.

Shtoni një lugë çaji me kripë. Pasi të ketë marrë valë, shtoni lulëzat e lulelakrës dhe gatuajini për 4 minuta.

Më pas hiqini nga tenxherja dhe vendosini në një enë. Lëngun në tenxhere mbajeni për më vonë.

Përpunojini lulëzat në mikser.

Hidheni lulelakrën në mikser dhe ujë nga tenxherja që keni lënë mënjanë.

Nëse keni një mikser të madh mund t’i hidhni të gjitha lulëzat, në të kundërt përpunojini me rradhë deri sa të transformohen në një pure të butë.

Nëse është e nevojshme shtoni më shumë ujë.

Shtoni kripë dhe gjalpë, hidhni 2 lugë çaji me kripë dhe dy lugë gjelle me gjalpë.

Provojeni purenë nëse është e kriposur sipas dëshirës tuaj dhe plotësojeni atë me kripë dhe piper.

Hidheni purenë në tenxhere, lëreni të marrë një valë dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri.

Servireni në pjatat e supës duke shtuar vaj ulliri dhe barishte të grira./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.