Tortë me Fistikë dhe Agrume të Ndryshme

700 0

Nëse preferoni ëmbëlsira me fruta, atëherë do ta dashuroni këtë tortë me fistikë dhe portokalle.

Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon mënyrën e veçantë të përgatitjes së kësaj torte me shije portokalli.

Kini parasysh se në vend të portokallit mund të përdorni edhe agrume të tjera.

Përbërësit

150 g fistikë të pjekur dhe të kripur

1 filxhan miell

1/2 lugë çaji me pluhur pjekje

1/4 lugë arrë myshk (arrë moskat)

1 filxhan sheqer

1/2 filxhan me gjalpë pa kripë

1 e 1/2 lugë çaji me ekstrakt vanilje

3 vezë

3 portokalle dhe 1/2 filxhan lëng portokalli

1 lugë çaji mjaltë

2 gota kos

Hapat që duhet të ndiqni

Fillimisht ngrohni furrën në 160 ° C dhe në një tavë të përshtatshme për tortë, shtroni një letër furre.

Më pas, në një tas vendosni së bashku miellin, pluhurin pjekës, arrëmyshkun. Lëreni këtë përzierje mënjanë.

Kombinoni 1⁄4 filxhan me fistikë dhe 1 lugë sheqer në një mikser dhe përpunojini derisa të thërmohen plotësisht. Ndërsa pjesën e mbetur të fistikëve çopëtojini. Edhe këtë përzierje lëreni mënjanë.

Rrihni gjalpin dhe 1 filxhan sheqer në mikser, dhe më pas shtoni një e nga një vezët dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi të shtoni vezën e fundit, vazhdoni t’i rihni për 1 minutë derisa përzierja të fryhet dhe të jetë e lehtë.

Shtoni në të përzierjen e përgatitur më parë të miellit, pluhurit pjekës dhe arrë myshkut dhe përpunojini sërisht.

Pasi të keni përftuar masën e brumit, në tavën e përgatitur përhapni në mënyrë të një trajtshme brumin dhe spërkateni sipër me sheqer dhe fistikët e copëtuar.

Piqeni për rreth 1 orë e 20 minuta. Lëreni fillimisht të ftohet dhe më pas hiqeni duke e vendosur në një ënë të përshtatshme.

Në një enë tjetër vendosni lëngun e portokalit dhe mjaltin dhe lërini derisa të ziejnë. Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni ftohet.

Në pjesën e sipërme të tortës shtoni kosin dhe më pas portokallin e prerë në feta duke e zbukuruar me përbërjen e mjaltit me lëngun e portokallit. Në fund zbukurojeni me fistikët e copëtuar.