Salsiçe të Freskëta dhe Çikore të Tiganisura – Veçantia e Tryezës Tuaj

951 0

Nëse ju ndodh të keni të ftuar papritur në shtëpi dhe nuk ju vjen në mëndje asnjë recetë e veçantë dhe e shijshme shënoni këtë.

Mishi me barishtet jeshile është një nga kombinimet që shkojnë më shumë dhe që do ju mbushë tryezën përveçse me shije edhe me shumë shëndet.

Për këtë recetë do ju duhet të përdorni salsiçe të freskëta të cilat mund t’i gjeni në dyqanet e mishit.

Çikoret nga ana tjetër janë një nga barishtet më me vlera që rriten edhe në vendin tonë e mund t’i gjeni fare lehtë.

Në vetëm 15 minuta, pa krijuar aroma, pa ndotur kuzhinën ky kombinim i veçantë që sjellim dot për ju do të kthehet shumë shpejt në pikën tuaj të fortë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes nga AgroWeb.org dhe shijojeni në shtëpi.

Përbërësit

4 salsiçe të freskëta

1.3 kg çikore

1 spec djegës

1 thelbi hudhër

Kripë

Vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron të lani dhe pastroni çikoret siç bëni zakonisht.

Më pas vini në zjarr një tigan, spërkateni mirë me vaj ulliri, shtoni në të hudhrën bashkë me specin sjegës të ndarë përgjysmë.

Lërini të ngrohen e më pas shtoni çikoret dhe mbulojini me një kapak në mënyrë q ëtë gatuhen në zjarr mesatar.

Kurt ë jenë zbutur shtoni pak kripë dhe përzieni me kujdes derisa të jenë zbutur ploësisht.

Tani merrni salsiçet e freskëta, shpojini me pirun nëpër sipërfaqen e tyre dhe vendosini të skuqen në një tjetër tigan për 10 minuta.

Shtoni aty gjysmë gote ujë dhe sipas dëshirës pak verë të bardhë e ndërkohë kthejini salsiçet në mënyrë  ëtë gatuhen nga të gjita anët.

Sapo ato të jenë gatuar vendosini tek tigani ku ndodhet çokoret dhe lërini të gatuhen në zjarr të ulët edhe për 5 minuta të tjera.

Më pas konsumojini të ngrohta në drekat apo darlat tuaja familjare./AgroWeb.org