Panine të Vogla në Furrë – Të Shkëlqyera për të Shoqëruar Çdo Gatim

1.1k 0

Fantastike për të shoqëruar çdo gatim, sidomos gjellë apo supa të ndryshme.

Përgatitja e piteve në formën e topthave është shumë e thjeshtë, shija e tyre e mrekullueshme dhe kombinimet në tryezë të pafundme.

Mund t’i shoqëroni me salca të ndryshme, perime të pjekura apo edhe djathë të bardhë a kaçkavall.

Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell mënyrën e thjeshtë e përgatitjes së tyre në shtëpi.

Përgatitja e piteve në formën e topthave

Përbërësit 

300 gr miell

120 gr kos

Gjysmë luge kafeje me sodë buke

Kripë

Vaj ulliri

Majdanoz i freskët

3-4 thelpinj hudhra

Djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë imët (nëse preferoni)

Përgatitja 

Në një tas të madh hidhni miellin dhe hapni një gropë në mes.

Shtoni aty kosin, hidhni kripën si dhe sodën dhe përzjejini mirë me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Sipas preferencës mund të shtoni edhe një kokërr vezë gjatë punimit të brumit me dorë.

Kur brumi është shndërruar në një masë kompakte të butë dhe  jo të thatë, mbulojeni me një pecetë kuzhine.

Lëreni që të pushojë për një orë në një ambjent disi të ngrohtë.

Pasi brumi të jetë gati, punojeni edhe njëherë me dorë dhe më pas brumin ndajeni në toptha të vegjël, pak më të mëdhenj se një kokërr arre.

Më pas, vendosni letër pjekjeje në një tepsi, lyejeni me pak vaj ulliri dhe vendosni aty pitet në formën e topthave me rradhë.

Futini të piqen në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.

Pitet do të piqen brenda pak minutash ndaj duhet t’i kontrolloni me kujdes.

Pasi të jenë pjekur, lërini të ftohen pak dhe ndërkohë në tas të vogël shtypni hudhrat, shtoni kripë, majdanozin e freskët dhe vajin e ullirit.

Përzjeini mirë të gjitha bashkë dhe në fund pati pitet në formën e topthit të jenë ftohur pak, lyejeni që të gjitha me masuen e vajit të ullirit,hudhrave dhe majdanozit dhe përzjeini mirë me njëra tjetrën, spërkatini me pak djathë të grirë dhe më pas shijojini./AgroWeb.org