2 Miliardë Të Rinj Në Rrezik Për Humbjen e Dëgjimit – Shkak Stili i Jetesës

551 0

Një studim i ri të cilit AgroWeb.org i referohet, ka treguar se më shumë se 2 miliardë të rinj janë në rrezik për humbjen e dëgjimit.

Studiuesit monitoruan rreth 1 miliardë individë të moshave nga 12 deri në 34 vjeç, të cilët rezultuan të ishin të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë për humbjen e dëgjimit.

Është diçka e zakonshme që adoleshentët dhe të rinjtë të dëgjojnë me shumë zë të lartë muzikën apo filmat e preferuar, por ky zakon mund të kthehet brenda disa vitesh në një rrezik kërcënues.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë në lidhje me atë që mund të bëni për të parandaluar humbjen e dëgjimit.

Çfarë fshihet pas tingujve të lartë

Studiuesit shpjegojnë se ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë, mund të lodhë qelizat shqisore dhe strukturat në vesh që bëjnë të mundur dëgjimin.

E nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, dëgjimi mund të dëmtohet përgjithmonë, duke çuar në humbje dëgjimi në një ose të dy veshët tuaj.

Sipas studimit, përdorimi i kufjeve, si dhe frekuentimi i koncerteve, bareve dhe klubeve, është një faktor rreziku i lartë.

Sipas ekspertëve, nëse jeni duke dëgjuar muzikë të lartë me kufje apo ndodheni në ambjente shumë të zhurmshme në vetëm 2 orë e gjysmë gjatë një dite, mjafton për t’ju ekspozuar ndaj rrezikut.

Për fat të mirë, politikat, bizneset dhe individët mund të marrin masa paraprake për të ndërgjegjsuar njerëzit dhe për të mbrojtur dëgjimin nga dëmtimi me kalimin e kohës.

Çfarë mund të bëni për të mbrojtur dëgjimin

Disa pajisje elektronike i lejojnë njerëzit të monitorojnë dhe madje t’ju paralajmërojnë kur jeni duke dëgjuar me shumë me zë të lartë për një kohë të gjatë.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kufjeve që reduktojnë zhurmën në sfond, gjë që mund të ndihmojë në mbajtjen e volumit në nivele më të ulëta pasi nuk keni nevojë të mbysni zhurmën rreth jush.

Por nëse jeni në një koncert ose vend ku ka volum të lartë, mund ta mbroni dëgjimin duke qëndruar më larg nga altoparlantët dhe duke bërë pushime larg zhurmës. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe tapat e veshëve.

Dëgjimi na lidh me botën përreth, prandaj të kujdesesh për të është çelësi për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. /AgroWeb.org