5 Vlera Fantastike të Uthullës Balsamike

643 0

Uthulla balsamike është e pasur me antioksidantë që pakësojnë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas ekspertëve, ajo ka pak kalori dhe ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se uthulla balsamike e pastër përgatitet nga varietetet e rrushit dhe maturohet për të paktën 12 vjet në fuçi druri.

Pas kësaj periudhe, uthulla balsamike është e errët, e trashë, me një nuancë ëmbëlsie, por e kripur në çmim.

Uthullat balsamike që përgatiten për treg masiv janë të fermentuara për një kohë të shkurtër dhe zakonisht përmbajnë përbërës shtesë që nuk ofrojnë të njëjtën shije komplekse dhe të pasur.

AgroWeb.org ju fton të lexoni faktet e mëposhtme për përfitimet që ofron uthulla balsamike.

Rënia Nga Pesha

Studimet tregojnë se uthulla balsamike është burim i kalçiumit, hekurit, manganit dhe kaliumit.

Këto përbërës përmirësojnë metabolizmin dhe rrisin aftësitë e organizmit për djegien e yndyrnave.

Kjo uthull frenon oreksin dhe parandalon ushqyerjen e tepërt duke i lënë më shumë kohë stomakut të zbrazet.

Qarkullimi i Gjakut

Antioksidantët tek uthulla balsamike riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga radikalet e lira.

Uthulla përmban polifenolë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mbrojnë shëndetin e zemrës.

Imuniteti

Antioksidantët tek uthulla balsamike riparojnë qelizat e dëmtuara dhe përmirësojnë sistemin mbrojtës të organizmit.

Imuniteti i njeriut bëhet më i fortë pas konsumit të uthullës balsamike.

Sheqeri Në Gjak

Uthulla balsamike përmirëson ndjeshmërinë e insulinës tek diabetikët.

Ajo lehtëson rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe zbut simptomat e diabetit.

Tretja

Uthulla balsamike është e shkëlqyer për tretjen.

Ajo lehtëson përthithjen e amino acideve nga organizmi dhe përmirëson aftësitë përpunuese të metabolizmit.

Për vlera të dyfishta, uthullën balsamike mund ta kombinoni me vajin e ullirit.

Ky kombinim përmban dyfishin e antioksidantëve të nevojshëm për mbarëvajtjen e funksioneve të organizmit.

Të dyja së bashku luftojnë inflamacionin dhe ulin tensionin e gjakut.

Këtë kombinim mund ta përdorni në sallata, perime, mishra dhe supa./AgroWeb.org