6 Sekretet që ju Ndihmojnë të Digjni sa më Shumë Kalori Gjatë Ecjes

474 0

Nëse keni vendosur të digjni më shumë kalori dhe të tonifikoni trupin tuaj në 2022-in, mos harroni ta bëni ecjen pjesë të planit tuaj.

Ecja është një opsion ideal për sa i përket kryerjes së një aktiviteti fizik sepse nuk kërkon aftësi të specializuara dhe të gjithë dinë të ecin.

Akti i ecjes është kryesisht një proces automatik i trurit që nuk kërkon pothuajse asnjë mendim të prekshëm. Kështu që shëtitjet nuk do t’ju lodhin as mendërisht!

Po ashtu është një mënyrë fantastike për të filluar stërvitjen dhe djegien e yndyrës sidomos kur jeni fillestarë.

Megjithatë ka një sërë sekretesh që mund të përdorni për të djegur edhe më shumë kalori gjatë ecjes.

Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë nga këshillat e AgroWeb.org.

Ecni pasdite

Nëse e urreni idenë për tu ushtruar në mëngjes, jeni me fat!

Hulumtimet tregojnë se trupat priren të djegin më shumë kalori në mes të ditës.

Ky studim ku AgroWeb.org bazohet, gjurmoi një grup burrash mbipeshë teksa ushtroheshin në mëngjes ose pasdite.

Dhe pjesëmarrësit që ishin aktivë pasdite përfunduan duke humbur më shumë yndyrë trupore sesa të tjerët që kryenin të njëjtën rutinë në mëngjes.

Për më tepër, ushtruesit e pasdites patën gjithashtu përmirësime më të mëdha si në kontrollin e glukozës në gjak ashtu edhe në rezistencën ndaj insulinës.

AgroWeb.org ju sugjeron të ecni për të paktën 45-60 minuta në ditë.

Ecni me shpejtësi

Për të pasur sa më shumë efikasitet në djegien e yndyrës dhe kalorive gjatë ecjes këshillohet të shtoni pak ritmin.

Një ritëm më i shpejtë përkthehet në më shumë kalori të djegura.

Kini parasysh se ju duhet të jeni në gjendje të flisni, por jo të këndoni, ndërsa ecni me shpejtësi.

Dhe nëse mezi mund të flisni gjatë lëvizjes, ju keni kaluar në vrapim.

Ecni në terren të pjerrët

Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të djegur sa më shumë kalori është të ecni edhe në terrene të pjerrëta.

Nuk është argëtuese, por kjo përpjekje mund të ndihmojë në përshpejtimin e rezultateve.

Vishni një jelek me peshë

Kjo këshillë mund të kërkojë një vizitën në dyqan, por investimi në një jelek me peshë është një mënyrë efektive për të rritur potencialin e djegies së yndyrës në shëtitjet tuaja të përditshme.

Kombinoni ecjen me disa ushtrime rezistence

Shtimi i disa ushtrimeve komplekse rezistence në rutinën tuaj të ecjes është një mënyrë tjetër e shkëlqyer për të përshpejtuar djegien e yndyrës dhe forcimin e muskujve tuaj.

Çdo pesë minuta ose më shumë bëni një pushim nga ecja dhe kryeni disa ushtrime të tilla./AgroWeb.org