7 Fitoret Që Duhet Të Festoni Gjatë Rrugëtimit Tuaj Për Të Rënë Nga Pesha

458 0

Gjatë përpjekjeve tuaja për humbjen e peshës, me siguri do të përjetoni shumë ulje-ngritje.

Një nga ato uljet e mundimshme është edhe pjesa kur shifrat në peshore papritmas ndalen.

Edhe nëse bëni gjithçka që mundeni për të hequr kilogramët, ndonjëherë është e pamundur të shmangni këto ulje-ngritje.

Kjo për shkak se shumë faktorë të cilët janë të pakontrollueshëm, ndikojnë në humbjen e peshës.

Ky rrugëtim shpesh mund të jetë i mundimshëm, por kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet të festoni arritjet tuaja.

AgroWeb.org në këtë artikull ju frymëzon për të festuar çdo arritje të renditur më poshtë.

Ndiheni më të fortë

Nëse po filloni stërvitje me pesha, ju mund të rrisni masën e muskujve duke humbur peshën e ujit dhe yndyrës.

Fillimisht, peshorja mund të mos ndryshojë dhe madje pesha mund të rritet pak, pasi muskujt e dobët peshojnë më shumë se yndyra.

Me kalimin e kohës do të vini re se forca juaj fizike do të shtohet, muskujt do të rriten dhe dhjami të largohet. Dhe sigurisht që kjo është një arsye që ja vlen të festohet.

Nuk po gërhisni më

Përpjekjet tuaja për të hequr kilogramët e tepërt mund të japin një rezultat befasues edhe tek gërhitja, e cila zakonisht lidhet me rritjen masës së dhjamit rreth qafës. Për shumë individë ky fenomen mund të jetë edhe kërcënues për jetën.

Keni më shumë energji

Ndërsa bëni prioritet shëndetin tuaj, duke zgjedhur ushqime që ushqejnë trupin dhe ju ndihmojnë të bëni gjumë më të mirë, kjo ju bën edhe më shumë energjikë.

Zemra juaj është më e shëndetshme

Rregullimi i presionit të gjakut ose niveleve të kolesterolit, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës tuaj, duhet të festohen si fitore në rrugën tuaj drejt humbjes së peshës.

Edhe një ndryshim i vogël në peshën tuaj mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

Sheqeri në gjak kontrollohet më mirë

Nivelet e qëndrueshme të glukozës janë treguesit kryesorë të progresit.

Kjo sepse nivelet e sheqerit në gjak mund të jenë të vështira për t’u normalizuar kur keni yndyrë shtesë në trup.

Ju madje mund të zbuloni se mund ta menaxhoni sheqerin në gjak përmes dietës dhe stërvitjes dhe ndoshta nuk do të keni më nevojë të merrni ilaçe.

Shëndeti juaj mendor po përmirësohet

Ndërsa plani i humbjes së peshës është unik për secilin, një plan i shëndetshëm shpesh përfshin një kombinim të ushtrimeve të rregullta, ngrënies së ushqimeve të shëndetshme dhe gjumit të mjaftueshëm.

Të gjitha këto strategji mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit dhe përmirësimin e shëndetit mendor.

Përqeni atë që shihni në pasqyrë

Njerëzit shpesh nuk e masin perimetrin e belit, kofshëve, krahëve dhe ndoshta nuk mund t’i vënë re ndryshimet. Por ndërsa trupi juaj transformohet gjatë përpjekjeve për të rënë nga pesha edhe rrobat tuaja fillojnë të rrinë më mirë.

Dhe hur filloni të pëlqeni atë që shihni në pasqyrë, kjo patjetër që duhet festuar. /AgroWeb.org