A Është E Shëndetshme Dieta Me Bazë Peshku?

427 0

Ndër regjimet ushqimore më të përfolura të momentit është ajo me bazë peshku, të cilën e mbështesin shumë njerëz të famshëm.

Ndonëse nuk ka një përkufizim standard, dieta me bazë peshku ka ngjashmëri me dietën vegjetariane apo atë vegane.

Njerëzit që ndjekin këtë dietë, kryesisht konsumojnë drithëra të plota, arrorë, legume, yndyrna të shëndetshme por edhe vezë, produkte bulmeti, peshk dhe nënproduktet e tij.

Ushqimet që nuk mund të konsumohen në këtë dietë janë: mishi i viçit, pulës, derrit, qingjit, gjelit të detit etj.

Ushqimet që konsumohen duhet të jenë të përpunuara në nivele minimale.

A Është e Shëndetshme Dieta Me Bazë Peshku?

Aspekti shëndetsor i kësaj diete bazohet në dy faktorë: sasinë dhe llojin e produkteve të detit por edhe cilësinë e ushqimeve të tjera të përfshira në të.

Kjo dietë ofron padyshim burime të shkëlqyera të proteinës dhe acideve yndyrore omega-3, të cilat luftojnë inflamacionin dhe mbështesin shëndetin e trurit, syve, lëkurës, zemrës dhe muskujve.

Njerëzit kanë nevojë për 0.8 gramë protein për çdo kilogramë të peshës trupore dhe ndonëse kjo sasi është e vështirë të arrihet vetëm nga burime bimore, peshqit ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të saj.

Studimet të cilave u referohet AgroËeb.org ka zbuluar se gratë që zbatojnë këtë dietë shtojnë 1.1 kilogramë më pak në peshë në krahasim me gratë që konsumojnë mish.

Studime të tjera kanë zbuluar se kjo dietë ul rrezikun e diabetit me 4.8 përqind dhe të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 22%.

Përveç proteinës dhe acideve yndyrore, produktet e detit ofrojnë shumë ushqyes të tjerë të rëndësishëm.

Për shembull, gocat e detit janë jashtëzakonisht të pasura me vitaminën B12, zink dhe selenium.

Vetëm një syresh plotëson 133% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12 dhe 55% të dozës ditore të zinkut dhe seleniumit.

Një sasi prej 85 gramë merluc ofron 19 gramë proteinë por edhe fosfor, niacinë dhe vitaminat B6 dhe B12

Kjo dietë është përgjithësisht e shëndetshme, nëse nuk merr në konsideratë faktin se peshqit e thellësive dhe kryesisht ato të oqeaneve përmbajnë sasi merkuri që mund të bëhen toksike./AgroWeb.org