Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dha dritën jeshile për njerëzit e vaksinuar që të heqin dorë nga mbajtja e maskës në pjesën më të madhe të aktiviteteve të përditshme.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që nuk duhet të tregoni më kujdes sepse ju duhet të jeni gjithmonë një hap përpara virusit!

Nëse ndodh të infektoheni Covid-19 edhe pse keni marrë dozat e vaksinës, me shumë mundësi ju do të jeni asimptomatikë, të përjetoni simptoma të lehta ose ta kaloni virusin tek të tjerët.

Ndaj CDC këshillon se për të parandaluar infektimin dhe përhapjen e virusit duhen ndjekur këshillat e mëposhtme.

Rastet kur duhet të mbani maskë.

Nëse nuk jeni të vaksinuar, duhet të vazhdoni të mbani maskat tuaja në ambiente të përbashkëta dhe të mbyllura si bare, restorante, teatro, palestra etj.

Ndërsa për njerëzit e vaksinuar këshillohet të mbajnë maska ​​​​në mjedise të caktuara si autobus, tren, aeroplan, aeroporte, në shtëpitë e të moshuarve, burgje etj.

Edhe pse nuk është e nevojshme të mbani një maskë në shtëpinë tuaj, merrni masat mbrojtëse nëse gjyshërit vijnë për një vizitë edhe nëse janë të vaksinuar.

Për individët e moshuar edhe një sëmundje e lehtë virale mund të shkaktojë komplikacione të mëdha.

Prandaj këshillohet të qëndroni të sigurt dhe të respektoni disatancën nga njëri tjetri.

Mbani mend se virusi është ende i pranishëm!

Pavarësisht hapave që janë bërë për kontrollin e Covid-19, ai është ende i pranishëm midis nesh.

Dhe për shkak të hezitimit dhe refuzimit të vaksininimt është e mundur që imuniteti i tufës të mos mund të arrihet për një kohë të gjatë.

Për sa kohë që ka raste të reja të Covid-19 virusi është në gjendje të evoluojë dhe të ndryshojë.

Nëse jeni i pavaksinuar, ju përbëni rrezik jo vetëm për veten por edhe për një grup të gjerë njerëzish të vaksinuar plotësisht, të cilët mund të mos kenë pasur një përgjigje optimale të antitrupave, thonë ekspertët.

Kjo përfshin pacientët që kanë kryer transplante, ata që janë në terapi intensive për kancerin dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Kjo është një sëmundje globale që nuk do të largohet kurrë dhe janë të pavaksinuarit ata që do të infektohen vazhdimisht dhe më rëndë./AgroWeb.org