Aktivitetet më të Mira Fizike për Ata që Vuajnë Nga Sëmundjet e Zemrës

1.1k 0

Kur bëhet fjalë për gjetjen e ushtrimeve më të mira për sëmundjet e zemrës,gjërat mund të jenë pak të ndërlikuara.

Diçka që është tepër intensive mund të rrisë rrezikun për të pësuar një sulm në zemër,gjithashtu edhe një aktivitet jo shumë intensiv mund të ketë efekte të dëmshme.

Por si mund të ushtroheni ?

Për fat të mirë, Shoqata Evropiane e Kardiologjisë (ESC) së fundmi publikoi ​​disa udhëzime të reja me ushtrimet më të mira për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Ngjashëm me njerëzit e shëndetshëm,ESC sugjeron që të rriturit me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë të paktën 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar në javë,pra rreth 30 minuta në ditë,për pesë ditë në javë.

Për më tepër,udhëzimet sugjerojnë që trajnimet për rezistencë dhe forcë janë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë presion të lartë të gjakut,diabet ose ata që janë obezë.

Ushtrimet më të mira për sëmundjen e zemrës

Ushtrimet me intensitet të moderuar zakonisht përkufizohen si ushtrime kur:

  • Frymëmarrja juaj shpejtohet,por ju nuk ju merret fryma.
  • Kur pas rreth 10 minutash aktivitet ju filloni të djersini.
  • Kur gjatë stërvitjes ju mund të vazhdoni një bisedë.

Me ushtrime të moderuara,rrahjet e zemrës duhet të rriten diku midis 50 dhe 60%.

Ushtrimet që favorizojnë rritjen e rrahjeve të zemrës përfshijnë: ecje të shpejtë, çiklizëm, not, yoga, kopshtari ose vallëzim.

Njerëzit me sëmundje të arterieve koronare, që dëshirojnë të bëjnë stërvitje dhe janë fillestarë, duhet të këshillohen fillimisht me mjekun e tyre.

Qëllimi është që të përshtatet intensiteti i aktivitetit në mënyrë të tillë që të shmanget rreziku për një sulm të mundshëm në zemër.

Ushtrimi me intensitetin e duhur paraqet më shumë përfitime sesa rrezik për njerëzit me sëmundje të zemrës.

Ushtrimet e rregullta jo vetëm që parandalojnë sëmundjet e zemrës,por gjithashtu zvogëlojnë mundësinë e vdekjes së  parakohshme tek njerëzit me sëmundje të mbivendosura të zemrës./AgroWeb.org