Arsyet Përse Burrat e Kanë të Vështirë të Shkojnë tek Mjeku

344 0

Studimet kanë treguar se burrat, ndryshe nga gratë, e kanë më të vështirë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Të dhënat shkencore konfirmojnë se burrat dhe djemtë kryejnë më pak vizita mjekësore se gratë dhe vajzat.

Ekspertët kanë analizuar këtë fenomenon dhe kanë gjetur tre justifikimet apo edhe arsyet përse burrat dhe djemtë e kanë të vështirë të shkojnë tek mjeku.

Sipas tyre, arsyet kryesore që pengojnë burrat kanë të bëjnë me: mungesën e kohës, frikën për rezultatet e analizave, turpin , kryesisht për peshën, dhe parehatinë që ata përjetojnë tek mjeku.

Sa i përket analizave, ajo më e sikletshmja për një burrë është analiza e kancerit të zorrës së trashë.

Psikologët e shpjegojnë këtë duke fajësuar patriarkinë.

Sipas tyre, djemtë dhe burrat rriten me idenë se duhet të fshehin brishtësinë e tyre dhe një vizitë tek mjeku e shpalos atë.

Sa Herë Duhet Që Një Burrë Të Vizitohet Tek Mjeku.

Kontrolli vjetor i shëndetit është i detyrueshëm për të dyja gjinitë, dhe ai është tërësisht në varësi jo vetëm të moshës por edhe të shëndetit.

Kontrolli i Tensionit Të Gjakut Çdo Dy Vjet

Sipas mjekëve, meshkujt nga mosha 18 deri në 39 vjeç duhet të kontrollojnë tensionin e gjakut çdo dy vjet.

Nëse tensioni i gjakut është i lartë, kontrolli duhet bërë çdo një vit.

Analizat e Diabetit Çdo 3 Vjet

Burrat mbi 45 vjeç duhet të bëjnë analizat e diabetit çdo tre vjet.

Nëse ata janë mbipeshë, atëherë analizat duhen nisur në një moshë më të hershme.

Kontrolli i Zemrës Çdo 5 Vjet

Burrat mbi 35 vjeç duhet të kontrollojnë nivelet e kolesterolit në gjak dhe shëndetin e zemrës çdo pesë vjet.

Nëse ata vuajnë nga diabeti, këto kontrolle duhet të jenë më të shpeshta.

Analizat Për Kancerin e Zorrës Së Trashë Çdo 5-10 Vjet

Burrat e moshave 50-75 vjeç duhet të kryejnë analizat për shëndetin e zorrës së trashë çdo pesë deri në 10 vjet.

Megjithatë, nëse kanë familjarë të tjerë me sëmundje të tilla, analizat duhen bërë mëe shpesh./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.