Ashpërsia e Infeksionit Me COVID-19 Varet Nga Doza e Virusit

202 0

Gjithnjë e më shumë ekspertët po fokusohen në zbulimin e sasisë apo dozës së virusit SARS-CoV-2,që mjafton për të sëmurur njeriun.

Sipas ekspertëve, doza fillestare e virusit dhe sasia e tij që gjendet tek një individ mund të përkeqësojë ashpërsinë e sëmundjes së shkaktuar prej COVID-19.

Ata sqarojnë se sa më e lartë të jetë ngarkesa e virusit në organizëm, aq më të larta janë gjasat e vdekjes së parakohshme prej tij.

Si Ndikon Sasia e Virusit Në Organizëm Në Mbijetesën e Njeriut?

Një studim i publikuar nga Public Health England’s National Infection Service në Porton Doën, Salisbury, kreu një studim sipas të cilit kur kafshët infektoheshin me doza të larta dhe mesatare të virusit, vuanin të njëjtat simptoma si të njeriut.

Ama, kur ata ekspozoheshin ndaj një doze të ulët të virusit, vetëm njëri prej tyre arriti të sëmurej por pa dëmtime serioze.

Njerëzit, thonë ekspertët, nuk duhet të befasohen nëse doza e virusit ndaj të cilit ne ekspozohemi rrit rrezikshmërinë e sëmundjes.

Për shembull, kjo është e konfirmuar në rastin e gripit të thjeshtë.

Në vitin 2010, u bë një studim shkencor mbi këtë çështje dhe u zbulua se ekspozimi i ulët ndaj virusit shoqërohet me një nivel të ulët sëmundshmërie.

Sa më i lartë të jetë ekspozimi ndaj virusit, aq më e madhe ngarkesa virale në organizëm dhe aq më e rrezikshme është situata.

E fundit por jo për nga rëndësia, ekspertët thonë se përdorimi i gjerë i maskave, ul rrezikun e ekspozimit ndaj virusit por edhe të infeksionit, problemeve pasuese dhe vdekjes së parakohshme.

Maska Është Për Të Të Mbrojtur Ty Por Edhe Të Tjerët

Ekspertët thonë njëzëri se secili prej nesh duhet të vendosë maskë sa herë që del në ambiente të jashtme ku ka njerëz.

Maskat shërbejnë si një barrierë fizike që ju ndan ju nga të tjerët, ose më saktë nga spërklat që lëshojnë ata nëpërmjet të folurës, kollës dhe tështimës, por edhe anasjelltas.

Pra, maskat ju mbrojnë ju prej të tjerëve por edhe të tjerët prej jush, në rast se ju jeni prekur nga COVID-19 por nuk keni simptoma.

Është çështje kujdesi për veten por kortezie ndaj të tjerëve.

Të kuptohemi drejtë, maskat nuk pengojnë depërtimin e viruseve sepse ato janë mikroskopike, por pakësojnë gjasat e infeksionit.

Nëse ju kolliteni dhe nuk e hiqni maskën, kësisoj keni ulur me 95 përqind sasinë e spërklave që lëshohen në ajër dhe që mund të infektojnë dikë tjetër.

Përpos maskës, masa absolutisht më e rëndësishme e mbrojtjes kundër COVID-19 është pa asnjë mëdyshje distancimi fizik

Një tjetër element që nuk duhet të harojmë është larja e duarve.

Nëse ju mbani maskë, ama pas çdo blerje ktheheni në shtëpi dhe nuk lani duart, atëherë jeni shumë të rrezikuar.

E rëndësishme është gjithashtu që të maskën të mos e prekni me duar të palara sepse rrezikoni përhapjen e baktereve dhe virozave në të, që më pas futen më lehtë në rrugët e frymëmarrjes./AgroWeb.org