Çfarë Do Të Thotë Të Jesh I Shëndetshëm?

1.8k 0

Të qenurit i shëndetshëm kurrë nuk ka zënë një vend kaq të rëndësishëm në ndërgjegjen e shoqërisë sonë sesa vitin e kaluar.

Arsyeja për këtë është e dyfishtë. E para sepse kemi kaluar një pandemi vdekjeprurëse dhe së dyti sepse stresi i bën natyrshëm njerëzit të konsumojnë ushqime më pak të shëndetshme.

AgroWeb.org në këtë artikull do të shqyrtojë se çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm.

Dietat dhe mënyra e jetesës

Dietat në përgjithësi kanë tendencë të kufizojnë dhe eleminojnë grupe të tëra ushqimesh nga jeta jonë e përditshme. Dhe shpesh këto dieta nuk janë aspak të shëndetshme.

Pothuajse çdo dietë mund t’ju ofrojë humbje peshe afatshkurtër. Por dietat më të shëndetshme  priren të promovojnë ekuilibrin e të gjitha grupeve ushqimore.

Një dietë vegane shpesh reklamohet si më e mirë për mjedisin. Dhe padyshim që konsumimi i ulët i mishit është i barabartë me më pak emetim të karbonit nga fabrikat e buqësisë.

Megjithatë ka shumë lëndë ushqyese që nuk mund t’i merrni mjaftueshëm vetëm në një dietë vegane, të tilla si vitamina B12.

Ndërsa dieta keto tenton të mos ketë fibra, të cilat janë të nevojshme për lëvizjen ushqimit nëpër zorrë dhe funksionin e fortë të imunitetit.

Dieta mesdhetare ndryshe nga dieta vegane dhe keto, nuk ju detyron specifikisht të shmangni ndonjë ushqim të vetëm ose grup ushqimor. Ajo është e pasur në proteina, perime, vaj ulliri dhe drithëra.

Kjo e bën atë më shumë një mënyrë jetese sesa një dietë dhe nga ana tjetër, është shumë më e lehtë për tu ndjekur.

Nga këto tre dieta më të njohura, është e vetmja që objektivisht mund të konsiderohet vërtet e shëndetshme.

Ushqimet e shëndetshme

Ekziston një konfuzion lidhur me atë se cilat ushqime janë të shëndetshme dhe ka mendime të ndryshme për këtë temë.

Përveç informacioneve të ndryshme, ka dietologë që mendojnë se  fasulet janë të shkëlqyera por njëkohësisht ka edhe nga ata që mendojnë të kundërtën.

Ka nutricionistë që mendojnë se drithërat janë të panevojshme, ndërsa të tjerë mendojnë se ato janë thelbësore për një dietë të ekuilibruar.

Është e sigurt të thuhet se çdo ushqim ka një farë vlere shëndetësore.

Ushqimi bëhet më pak i shëndetshëm është kur ai përpunohet në fabrika, duke hequr pjesët e tij më të dendura me lëndë ushqyese. Dhe në fund ai ripaketohet me aromë dhe kimikate të shtuara.

Prandaj është e sigurt të thuhet se ushqimet më të shëndetshme janë ato që kanë mbetur në format e tyre origjinale ose afër formave origjinale.

Një mendim i shëndetshëm ju bën më të shëndetshëm

Shumë shpesh, fokusi ynë është në ato ushqime që nuk duhet të hamë, jo në ato ushqime që duhet të hamë.

Por ushqimet më të shëndetshme janë ato që ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Është e rëndësishme të hani ushqime që ju pëlqejnë dhe ta bëni këtë pa u ndier në faj. Përndryshe, tretja dhe asimilimi i ushqimit mund të ndikohen nga hormonet e stresit.

Kjo është e rëndësishme sepse shpesh njerëzit hanë ushqime që ata mendojnë se janë të shëndetshme, por në të vërtetë nuk kënaqen.

A je më i shëndetshëm nëse ushqehesh shëndetshëm?

Të ushqehesh shëndetshëm nuk barazohet automatikisht me një jetë pa sëmundje. Por funksionon në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Mënyra se si ushqehemi është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta që mund të punojmë për të përmirësuar shëndetin tonë./AgroWeb.org