Çfarë Ndodh Me Trupin Tuaj Kur Nuk Konsumoni Mjaftueshëm Fibra?

443 0

Fibrat vijnë në një larmi formash, por zakonisht ato kategorizohen në dy lloje: të tretshme dhe të patretshme.

Edhe pse fibrat nuk janë lëndë ushqyese, përfitimet që mund të merrni prej tyre janë të domosdoshme për shëndetin.

Një regjim ushqimor i pasur me fibra, mund të ndihmojë duke parandaluar probleme të ndryshme shëndetësore.

Por se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse ju nuk konusmoni mjaftueshëm fibra, AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.

Mund Të Shtoni Në Peshë

Një nga përfitimet kryesore nga fibrat është aftësia e tyre për t’ju ngopur.

Fibrat e patretshme ju ndihmojnë të ngopeni më shpejt duke zënë hapësirë ​​të konsiderueshme në stomakun tuaj.

Ndërsa fibrat e tretshme ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë, duke ngadalësuar kështu procesin e largimit të ushqimit të tretur nga stomaku.

Fibrat zakonisht gjenden në ushqime që përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe pak kalori.

Kurse ushqimet e përpunuara që kanë mangësi fibrash, nuk përmbajën lëndë ushqyese dhe kanë shumë kalori.

Prandaj, një regjim ushqimor në të cilin nuk përfshihen mjaftueshëm fibra, me shumë mundësi ka më shumë kalori. Dhe siç e dimë kaloritë ndikojnë në shtimin e peshës trupore.

 Nivelet E Kolesterolit Mund Të Rriten

Një regjim ushqimor që përmban shumë fibra mund të ulë nivelet e kolesterolit të lartë, duke ju mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.

Kur nuk konsumoni mjaftueshm fibra, veçanërisht nëse konsumoni shumë mish dhe produkte qumështi me yndyrë të plotë, rrezikoni rritjen e kolesterolit në gjak.

Mund Të Keni Probleme Me Konstipacionin

Fibrat e patretshme mbështesin shëndetin e sistemit tretës, duke pastruar zorrët tuaja në mënyrë të plotë dhe efikase.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm fibra të patretshme, ju do të jeni më të ndjeshëm ndaj konstipacionit.  Dhe konstipacioni i përsëritur, rrit rrezikun për tu prekur nga hemorroidet dhe sëmundjen divertikulare.

Cila Është Sasia E Rekomanduar E Marrjes Së Fibrave?

Sasia e fibrave që trupi juaj ka nevojë lidhet drejtpërdrejt me marrjen mesatare të kalorive. Pra, për çdo 1.000 kalori që konsumoni, rekomandohet që të merrni 14 gramë fibra.

Për shumicën e burrave dhe grave deri në moshën 50 vjeç, kjo arrin përkatësisht në rreth 38 gramë dhe 25 gramë fibra.

Ndërsa burrat dhe gratë e moshuara kanë nevojë për përkatësisht vetëm 30 gramë dhe 21 gramë.

Ushqimet që ofrojnë të paktën 2.5 gram fibra për racion, kualifikohen si burime të mira të fibrave. Dhe ato që japin të paktën 5 gram për racion konsiderohen burime të shkëlqyera.

Pothuajse të gjitha frutat, perimet, drithërat, arrat, farat dhe burimet e tjera natyrore të fibrave, përmbajnë sasi të konsiderueshme të secilit lloj./AgroWeb.org