Dilema për Vaksinën Covid-19 – Përse Nuk Duhet të Ndiheni në Faj

183 0

Një nga diskutimet  më të shpeshta që ka zënë vend të përditshmërinë tonë sot është pa dyshim COVID-19.

E aq më e madhe është dilema e bërjes së vaksinës kundër këtij virusi.

Pikëpyetjet që shoqërojnë të gjithë këtë periudhë për një pjesë të njerëzve në botë kanë marë fund duke kryer dozat e vaksinave anticovid, por për të tjerë jo.

Në vendin tonë deri javën e fundit të prillit numërohen rreth 100 mijë qytetarë të vaksinuar me të dyja dozat.

E megjithëse ky proces vazhdon është ende e vështirë për të lënë një takim e për të marrë një dozë të vaksinës.

Gjithësesi nëse bëni pjesë tek grupi i personave që do të kryeni vaksinën së shpejti, por ndiheni në faj duke qenë se këto doza janë të pamjaftueshme për të gjithë, ju sugjerojmë të ndiqni këto katër këshilla.

Mendoni për të mirën publike

Nëse është momenti juaj për t’u vaksinuar mendoni se po bëni një të mirë publike.

Secili nga personat e vaksinuar është një ndihmë si për të luftuar virusin, ashtu dhe për të arritur imunitetin e tufës.

Shtrimet në spital do të ulen, vendet do të fillojnë të hapen pak nga pak dhe jeta do të fillojë t’i ngjajë normalitetit.

Flisni me dikë

Familjarët, miqtë, një mjek apo terapisti juaj mund t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj dileme.

Shqyrtimi i disa prespektivave të ndryshme mund t’ju ndihmojë të bëni zgjidhjen e duhur për ju.

Nëse nuk jeni komodë për ta ndarë këtë informacion me të tjerët rreth jush, shkruani një listë me të mirat dhe të këqijat e vaksinimit.

Ndihmoni dikë

Pjesë e ndjenjës së fajit për bërjen e vaksinës janë edhe vështirësitë me të cilat personat rreth jush apo vendi juaj po kalon.

Nëse njihni një të moshuar që nuk është vaksinuar ende, ndihmojeni në mënyrë që të lërë një takim.

Në vendin tonë mund të lini takim në një nga qendrat e posaçme që ndodhen afër qytetit tuaj dhe lini një takim ose kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Ky proces në Shqipëri ka respektuar një rradhë nga më të vjetrit tek më të rinjtë, prandaj sigurohuni që të gjithë të moshuarit që keni pranë të kenë mundësinë për ta marrë këtë shërbim.

Bëhuni shembull

Në një periudhë pasigurie, dhënia e shëmbullit personal është një kontribut i madh për shoqërinë dhe komunitetin pranë jush.

Duke kryer ju vaksinën të parët, ndihmoni edhe moshatarët tuaj t’i drejtohen kësaj zgjedhje./AgroWeb.org