Efektet Anësore të Çajit me Jaseminë

499 0

Çaji i jaseminës përbëhet nga çaji jeshil dhe është i aromatizuar me lule jasemini.

Për shkak se çaji jeshil është përbërësi kryesor në çajin e jaseminës, ai ka potencialin më të madh për të shkaktuar efekte anësore.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me shkaqet e efekteve anësore të këtij çaji dhe si t’i shmangni ato.

Përmbajtja e kafeinës

Sasia e kafeinës në çaj mund të jetë një nga shkaqet e efekteve të padëshiruara në këtë çaj.  Kjo sasi varion nga 14-60 mg për filxhan, në varësi të sasisë së çajit dhe koha e zierjes.

Çaji jeshil bëhet nga gjethet e bimës Camellia Sinensis dhe ka më pak kafeinë sesa çaji i zi. Pavarësisht kësaj, konsumi i tepërt i tij mund të shkaktojnë efekte anësore, si për shembull ankthi, probleme me gjumin dhe urinim të shtuar.

Sa është sasia e lejuar e kafeinës?

Për të shmangur efektet e padëshiruara të kafeinës në çajin e jaseminës, konsumoni jo më shumë se 5 gota çaj në ditë.

Edhe pse kafeina konsiderohet e sigurt për konsum, nëse vuani nga stresi, pagjumësia, urthi, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbja e kokës, këshillohet të ulet sasia e konsumit të çajit.

Nëse dëshironi të shmangni rreziqet e kafeinës në çajin e jasemines, mund të blini çaj jasemini pa kafeinë.

Dekafeinimi lë më pak se 0.4 % kafeinë në çajra, bazuar në peshën e tij të thatë.

Çfarë duhet të dini tjetër?

Nëse nuk jeni të sigurt se jasemina mund t’ju shkaktojë një reaksion alergjik, pini sasi të vogla ose këshillohuni me një mjek.

Alergjitë nga jasemina mund të shkaktohen nga aroma e lules, e cila mund të shkaktojë kruarje ose rrjedhje të hundës. Ndërsa konsumi i çajit të jasemines mund të shkaktojë ngërç, diarre ose irritim në fyt.

Ju gjithashtu mund të jeni alergjik ndaj jaseminës nëse jeni alergjik ndaj polenit të bimëve ose luleve.

Edhe pse çaji jeshil konsiderohet i sigurt për t’u pirë, shmangeni atë nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji.

Nëse keni histori të problemeve në zemër, presionit të lartë të gjakut, veshkave, mëlçisë ose të ulçerave, konsultohuni me mjekun.

Komplikimet e mundshme nga ilaçet

Nëse jeni duke marrë ilaçe të caktuara, për shkak të përmbajtjes së çajit jeshil, ky çaj mund të shkaktojë komplikime.

Ky çaj mund të ndërveprojë me një listë të gjatë të ilaçeve, përfshirë acetaminofenin, disa antibiotikë dhe kontraceptivët oralë.

Çaji jeshil mund të bëjë që disa ilaçe të jenë më shumë ose më pak efektivë.

Të tilla mund të jenë ilaçet e kimioterapisë, të presionit të gjakut dhe ilaçet për të trajtuar shqetësimet ankthit ose humorit.

Konsultohuni me një mjek para se të pini çaj jeshil nëse jeni duke marrë ilaçe./AgroWeb.org