Gjëja E Duhur Që Duhet Të Bëni Kur Jeni Të Zemëruar

540 0

Kur zemërimi godet, rrahjet e zemrës rriten ndjeshëm, bashkë me temperaturën e trupit.

Një njeri i zemëruar ndihet sikur do të shpërthejë sepse në brendësi zemërimi është i ngjashëm me një reaktor bërthamor.

Por për të penguar këtë ‘shpërthim’ që mund të marrë edhe nota të rrezikshme, është e nevojshme që njeriu të bëjë patjetër diçka.

Gjëja më e mirë që mund të bëhet në këto raste është aktiviteti fizik.

Si Të Shuash Zemërimin Nëpërmjet Aktivitetit Fizik? 

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se ushtrimet kardio janë më të mirat për të shuar zemërimin dhe për të rikthyer humorin e mirë.

Sipas këtyre studimeve, pas vetëm 30 minutave aktivitet fizik të një intensiteti mesatar dhe të lartë, njeriu nuk ndihet më i/e zemëruar, ose mëson të përballojë dhe ta mbajë atë nën kontroll.

Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, nxit sekretimin e serotoninës, hormonit të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në humorin e mirë.

Ekspertët sqarojnë se njerëzit që kanë prirjen të zemërohen shpejt, duhet të merren patjetër me aktivitet fizik në mënyrë që të çlirojnë sa më shumë stres dhe të mbajnë vetë nën kontroll mendimet e dhunshme.

Përfitimet e Tjera Të Aktivitetit Fizik 

Sipas ekspertëve, ndikimi i aktivitetit fizik në organizëm vërehet shumë në këto 4 aspekte.

Lumturia

Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik nxit rritjen e niveleve të serotoninës, dopaminës dhe endorfinës në trup.

Këto substanca janë të lidhura ngushtë me humorin dhe përçojnë emocione përgjithësisht pozitive.

Më Pak Ankth Dhe Stres

Kur trupi është në kthetrat e stresit apo panikut, ai çliron kortizol. Aktiviteti fizik ul sasitë e kortizolit në organizëm, thonë ekspertët.

Për më tepër, lëvizjet fizike qetësojnë muskujt dhe largojnë ankthin e përgjithshëm në trup.

Gjumë Më I Mirë

Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson dhe rregullon ciklin e gjumit.

Të qenit aktivë ju ndihmon të jeni më energjikë, t’ju zërë gjumi më shpejt dhe të flini më mirë.

Gjumi i mirë është një nevojë e madhe për rigjenerimin e mendjes dhe të trupit.

Do Të Ndiheni Më Mirë

Mënyra se si e shohim veten ka një ndikim të madh në atë çfarë ndiejmë apo në gjendjen tonë emocionale.

Kryerja e rregullt e aktivitetit fizik na ndihmon të investojmë tek vetja, përmirëson vetëbesimin dhe vlerat.

Arritja e objektivave për një trup më në formë, ofron sensin e arritjes dhe aftësisë.

Të qenit aktivë na ndihmon të krijojmë edhe një marrëdhënie më pozitive me imazhin që kemi për trupin tonë./AgroWeb.org