Gulash Shtëpie – Pjata e Ngrohtë, e Shijshme e Dimrit  

1.4k 0

Gjellërat janë pjatat më të mira e shije plota sidomos për stinën e dimrit.

Të përgatitura me përbërësit e duhur e me recetat e duhura sigurisht ato shndërrohen jo vetëm në një vakt të shijshëm ushqimi por edhe të pasur me shumë vlera e ushqyes gjithashtu.

AgroWeb.org përcjell më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së gulashit të shtëpisë.

Kjo recetë është një traditë ballkanase, por në fakt origjina e saj është Hungaria. Në Shqipëri kjo recetë është përdorur prej dekadash nga amvisat shqiptare duke u shndërruar në një pjatë tipike edhe të kuzhinës sonë.

Gulashi është një gjellë tipike dimërore ku ndër përbërësit e asaj spikasin mishi dhe perimet dimërore si patatja dhe karrotat.

Kjo pjatë është fantastike kur konsumohet e ngrohtë, ka një aromë fantastike që të ndjell shqisën e shijes dhe shoqërohet mjaft mirë me sallatat të freskëta të stinës, bukë të thekur apo byrekë të ndryshëm.

Receta që AgroWeb.org sugjeron më poshtë përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa shija e saj sigurisht që do të hapë oreksin e gjithë familjes.

Përgatitja e Gulashit në Shtëpi

Përbërësit

(Përbërësit e kësaj recete janë të përshtatshëm për 4-5 persona)

500 gr tul mish viçi  

4 lugë vaj ulliri

1 kokërr qepë

Një lugë gjelle salcë domate

Gjysmë gote vere të kuqe

4 kokrra mesatare patate

Një tas me bizele

4 karrota

Një tufë majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja

Pritet tuli i mishit në copa dhe skuqet.

Shtohet qepa e grirë në kubikë të vegjelë dhe vijon të kavërdiset derisa të skuqen mirë.

Shuhet me verë të kuqe dhe më pas i hidhet salca e domates, një gjethe dafine dhe ujë sat ë mbulohet mishi.

Lihet në zjarr në zjarr sa të marrë një valë.

Ndërkohë, përgatiten patatet, karrotat dhe bizelet.

Karrotat dhe patatet priten në kubikë në madhësinë e një arre ndërsa bizelet lihen kokërr.

Fillimisht shtojmë në tenxhere karrotat, pas disa minutash bizelet e më pas patatet.

Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të zjejë. Në fund i hedhim sipër majdanoz të grirë , piperi I zi dhe kripa.

Shënim: Karrotat dhe patetet para se t ëhidhen në gjellë mund të skuqen edhe në tigan më vete.

Serviret e ngrohtë dhe me bukë të thekur./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.