Kafja e Gjelbër – Si ta Përgatisni për Rënie në Peshë dhe Trup në Formë

2.1k 0

Kafeja e gjelbër është një pije që ndihmon trupin në djegien e yndyrnave dhe si pasojë pesha e tepërt eliminohet.

Bëhet fjalë për kokrrat e kafesë të cilat nuk janë pjekur ende. Këto kokrra ekspozohen në diell, pra bëhet një tharje natyrale e tyre.

Kështu ruajnë ngjyrën karakteristike të kokrrës së kafesë, duke ruajtur dhe më shumë vlerat e saj.

Kafeja e gjelbër është kafe e papjekur dhe gjendet në të gjitha pikat e shitjes së kafeve.

Përse përdoret për të rënë nga pesha

Kafeja e gjelbër përmban disa aktivizues të cilët stimulojnë metabolizmin dhe ulin përthithjen e sheqernave nga trupi.

Në raport me kafenë e pjekur, ajo ka nivele më të ulëta kafeine, por gjithsesi arrin të tretet nga organizmi më lehtë.

Konkretisht një filxhan me kafe të pjekur, fillon veprimin e saj pas 30 minutash dhe efekti zgjat vetëm disa orë.

Ndërkohë kafeja e gjelbër, i lëshon enzimat e kafeinës gradualisht duke ruajtur mukozën e stomakut, si dhe qëndron më gjatë në gjak.

Kafeina që është prezente në kafenë e gjelbër, ndihmon dhe në përqendrimin dhe rigjallërimin e fizikut, falë përthithjes së shpejtë nga organizmi.

Si funksionon kafeina e kafesë së gjelbër

Kafeina pengon mukozën e sistemit tretës të përthithë sheqernat që përmbajnë ushqimet që stomaku bluan.

Ushqimet me përmbajtje sheqeri janë shkaktaret kryesore të ngadalësimit të metabolizmit dhe akumulimit të dhjamit në zonën e belit, por dhe diabetit.

Për më tepër enzimat e saj, nuk lejojnë që sheqernat e shpërbëra nga mëlçia të mos rikthehen në gjak në formën e glukozës.

Gjë që do të krijonte mundësinë e rritjes së niveleve të glicerinës në gjak.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka marr nga një studim i Universitetit Cranston në Pensilvani, kafeja e gjelbër përmban dhe metilksatinë.

Kjo substancë luan rol kryesor në reduktimin e qelizave të predispozuara për të përthithur më shumë yndyrna.

Plot me kripëra minerale, vitamina dhe polifenolë, kjo pije është shumë herë më e shëndetshme se sa kafeja e pjekur.

AgroWeb.org ju rikujton se polifenolët janë të rëndësishëm në eliminimin e radikalëve të lirë, duke mundësuar rigjenerimin e qelizave.

Në raport me kafen e pjekur, kafeja e gjelbër përmban më pak acid, si rrjedhojë është më pak e dëmshme për mukozën e stomakut.

Ndërkohë acidi klorogjen ndihmon në rregullimin e tensionit të lartë, niveleve të kolesterolit dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Si ta përgatisni kafenë e gjelbër

Në pikat ku shitet kafe, mund të blini këtë produkt për ta përgatitur dhe vetë në shtëpi.

Nëse doni një kafe me aromë më të fortë, kokrrat merrini të pa bluara dhe mund t’i grini apo shtypni vetë.

Mjafton të shtoni 2 lugë kafeje në 150 ml ujë të ngrohtë (80 gradë Celsius) dhe ta lini përreth 10 minuta.

Më pas mjafton ta filtroni dhe ta pini pa i shtuar sheqer. /AgroWeb.org