Patate Me Vaj Ulliri, Lëng Limoni Dhe Rozmarinë – Shije E Përsosur

1.2k 0

Kur piqen në furrë, patatet janë një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës.

Falë pjekjes ata ruajnë vlerat ushqimore siç janë kalçiumi, fibra, vitamina C dhe D.

Pjekja në furrë është një nga mënyrat më të mira për të përfituar këto ushqyes të nevojshëm për organizmin.

Në këtë artikull do të mësoni një recetë të thjeshtë dhe interesante për të shijuar mirësinë e patates.

Kjo recetë shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, fërgesa, supa apo gjellë të ndryshme verore.

Gjithashtu ato mund të shoqërohen në mënyrë të shkëlqyer edhe me të gjitha llojet e mishrave të gatuara në mënyra të ndryshme.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën e thjeshtë se si t’i përgatisni patatet me rozmarinë krejt lehtë në shtëpinë tuaj.

Patate Furre Me Vaj Ulliri Dhe Rozmarinë

Përbërësit

8 patate mesatare

Gjysëm filxhani me vaj ulliri

Kripë

Gjysmë filxhan çaji me rozmarinë

Lëngu i një kokrre limoni

Piper

Përgatitja

Ndizeni furrën në 180 °C.

Lajini patatet me ujë të bollshëm, thajini dhe pritini në feta të holla por të pashkëputura nga njëra tjetra.

Patatet e ndara në feta të pashkëputura vendosini në tepsi dhe spërkatini me vaj ulliri.

Vendosni nga një fije rozmarinë dafine ne secilën fetë të patates.

Përziejini kripën dhe piperin e zi në një enë tjetër dhe më pas shpërndajeni në mënyrë të njëtrajtshme mbi të gjitha patatet.

Patatet duhet të piqen për rreth 55 minuta. Pak para se t’i hiqni nga furra spërkatini të gjitha me lëngun e një kokrre limoni.

Përfitimet E Patateve Të Furrës

Kur piqen në furrë, shija e patateve është e mrekullueshme.

Ky gatim ruan sasinë më të madhe të vlerave të patateve.

Këto perime të nëntokës janë të pasura me kalium dhe me fibër.

Një patate furre plotëson 12% të nevojës ditore për fibër të një gruaje dhe 8% të nevojës ditore për fibër të një burri.

Patatet përmbajnë pak kalori.

Një patate e madhe e pjekur ofron 300 kalori, por nga ana tjetër ajo plotëosn 28% të nevojës ditore për fibër.

Fibra është e domosdoshme për një tretje të shkëlqyer./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.