Koronavirusi – Çfarë i Shkakton Organizmit dhe Kujdesi Që Duhet të Bëni

353 0

E gjithë bota është në alarm. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, dhe Europë viktimat e para në secilin kanë mobilizuar autoritetet më të larta në nivel shtetëror.

Koronavirusi, me origjinë nga qyteti Wuhan në Kinë, u evidentua në një market me produkte deti.

Në Kinë, aktualisht rreth 3,120 persona kanë humbur jetën ndërsa 80,739 rregjistrohen të prekur nga ky virus.

Megjithatë, jo zyrtarisht raportohen se rastet e prekura me këtë virus në Kinë janë në nivel alarmant.

Aktualisht qyteti Wuhan në Kinë është izoluar tërësisht.

Megjithatë, Koronavirus ka kapërcyer kufijtë e Kinës duke mbërritur thuajse në gjithë botën, përfshirë edhe Europën, ku me mijëra raste të reja shënohen çdo ditë.

Cilat janë simptomat?

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi pak kohë më parë se, në botë po qarkulloj një lloj i ri virusi dhe pak më ndryshe nga llojet e mëparshme.

Këtë e konfirmoi edhe ISHP e cila jep disa këshilla për parandalimin e këtij virusi, ndonëse shenja të tij nuk janë konfirmuar në vendin tonë.

Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.

Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje” thuhet në lajmërimin e ISHP.

Si ta parandaloni me kujdesin e duhur 

Primarja si në luftimin e çdo virusi tjetër sigurisht që është higjena, sidomos në pjesën e duarve, hundës dhe gojës.

Gjithashtu praktikat e higjenës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo tështima.

AgroWeb.org ju këshillon që në rastet e simptomave të tilla të vazhdueshme duhet të merrni me patjetër këshillën e mjekut./AgroWeb.org