Kujdes – Ushqimet që Përkeqësojnë Tiroiden e që Duhen Shmangur

1.9k 0

Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden.

Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndërr është hipotiroidizmi.

Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides.

Hipotiroidizmi manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë.

Ajo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit.

Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor.

Teprimi me Brokoli Dhe Lakrat E Vogla

Brokoli, spinaqi, lulelakra dhe lakrat e vogla janë të shkëlqyera për organizmin.

Por nëse e teproni me to, atëherë problemet me hipotiroidizmin do të përkeqësohen.

Këto perime përmbajnë disa substanca që janë tepër aktive nëse këto ushqime hahen të gjalla.

Nëse ato i gatuani, atëherë këto substanca janë pjesërisht aktive dhe më pak të dëmshme.

Ëmbëlsirat

Akullorja, keku, biskotat e të tjerë janë padyshim të shijshme por plot me sheqer.

Sheqeri nxit inflamacionin që përbën pikënisjen e sëmundjeve kronike.

Nëse inflamacioni është i pranishëm në trup, ai dobëson imunitetin dhe e pengon atë të luftojë sëmundjet e tiroides.

Peshku Ton

Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë mërkur në organizmin e tyre.

Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy ose tre racioneve të këtyre peshqve në javë, por jo më tepër.

Jodi i tepert

Jodi i tepërt e dëmton tiroiden dhe ju bën të ndiheni më të plogësht.

Edhe në rastin e jodit, ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme.

Jodi gjendet tek peshqit, kripa dhe suplementët.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, nivelet e jodit duhen mbajtur diku tek 100-200 mkg/l.

Proshutat Dhe Salçicet

Mishrat e përpunuar siç janë proshutat dhe salçicet përmbajnë substanca artificiale që përkeqësojnë problemet me tiroiden.

Suplementët E Kalçiumit Dhe Hekurit

Si në formën e suplementëve specifikë apo edhe multivitaminave,  kalçiumi dhe hekuri ndërveprojnë negativisht me medikamentet që merrni për tiroiden problematike.

Këto medikamente duhen marrë në mënyrë strikte, në të njëjtën kohë, të paktën një orë përpara ushqimit dhe kurrë bashkë me mineralet e mësipërme.

AgroWeb.org ju rekomandon të këshilloheni me mjekun tuaj.

Buka, Drithërat, Makaronat

Njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat, vuajnë edhe nga një sëmundje autoimunitare e caktuar.

Kjo sëmundje e rrallë detyron sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.

Të Skuqurat

Patatet e skuqura, mishi i pulës e produkte të tjera të skuqura në vaj e temperaturë të lartë nxisin inflamacionin që prek edhe tiroiden.

Hipotiroidizmi zakonisht prek më shumë gratë në moshë të mesme./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.