Kur Është Koha e Duhur për të Ndërruar Dyshekun – Disa Këshilla të Vlefshme

781 0

Vendi më i rehatshëm i shtëpisë duhet të jetë ai ku flini, krevati e dysheku cilësor.

Ekspertët thonë se një dyshek cilësor mund të ndryshojë mënyrën si ju shkon e gjithë dita, ju bën të ndiheni më të çlodhur dhe mban larg problemet me qëndrimin apo kockat.

E nëse krevati juaj është kthyer në vendin që ju krijon parehati do të thotë se ka ardhur koha ta ndërroni dyshekun.

Ka disa shenja specifike dhe disa hile të vogla që duhet të kuptoni para se të merrni këtë vendim.

AgroWeb.org ju tregon disa prej tyre në vijim të këtij artikulli.

Lloji i dyshekut tuaj

Si fillim informohuni mbi llojin e dyshekut mbi të cilin po flini.

Materiale të ndryshme kanë jëtëgjatësi të ndryshme ndaj jini të kujdesshëm.

Mëposhtë ju tregojmë disa nga llojet më të përhapura të dyshekëve në të gjithë botën si dhe jetëgjatësinë mesatare të tyre.

Gjeni tuajin dhe filloni të bëni llogaritë në vite.

Dyshekët pranverorë

Një dyshek që ka një sistem mbështjetje brena tij i cili ndihmon në shpërndarjen e barabrtë të peshës tuaj në të.

Këto lloje dysheku që ndryshe quhen “Spring” zakonisht zgjasin deri në 10 vite, por mund të zgjasin edhe më gjatë nëse janë të dyanshëm.

Dyshekët me memorie

Memory apo të përbërë nga një shkumë e cila mban mend gjurmët e trupit tuaj, me siguri që do të keni dëgjuar për ta në televizor apo në media sociale.

Një dyshek me shkumë memori cilësor mund të zgjasë nga 10 deri në 15 vjet me kujdesin e duhur nga ju.

Dyshekët hibridë

Dyshekët hibridë janë të përbërë nga shtresa të shkumave të ndryshme dhe shtrojave në pjesën e brendëshme të tij.

Keni të bëni me një dyshek të kombinuar dhe miqësor me natyrën që ofron mbështetje të rehatëshme të trupit për një kohë të gjatë.

Ndërsa qëndrueshmëria do të varet nga cilësia e shkumës dhe lloji i shtrojave, hibridet në përgjithësi nuk zgjasin aq shumë sa dyshekët e tjerë dhe mund të duhet të zëvendësohen pas 6 vitesh.

Dyshekët me material lateks

Një dyshek me material lateksi është i përbërë nga lateksi natyral, lateksi sintetik, ose një kombinim i të dyjave.

Ata janë zakonisht ekologjik dhe miqësor me natyrën si dhe prodjohen pa kimikate të ashpra e janë hipoalergjik.

Qëndrueshmëria nga ana tjetër varet nga fakti nëse dysheku është i përbërë nga lateks sintetik ose organik.

Në përgjithësi këta dyshekë kanë jetëgjatësi të gjatë, ndonjëherë mund të zgjasin deri në 20 deri në 25 vite.

Dyshekët teknologjikë

Viti 2020 na prezantoi me dyshekët e zgjuar, ku sigurisht futet në lojë teknologjia.

Meqenëse janë të përbërë zakonisht me shkumë organike, jetëgjatësia e tyre varet nga cilësia e shkumës së përdorur.

Më të shtrenjtët prej tyre zgjasin nga 10-15 vite.

Kur një dyshek është i vjetër?

Pra nëse keni një dyshek përreth 10-15 vite, a duhet ta ndryshoni patjetër atë?

Ne ju sugjerojmë të vlerësoni nga afër gjendjen e tij.

Ndërrojeni vetëm nëse shikoni shenjat do të përshkruajmë në vijim.

Shikojeni mirë dyshekun tuaj, a duket akoma si i ri, apo është i rrjepur, i grisur dhe me forma të çuditshme?

Njollat, gungat e dukshme nuk janë vetëm një pakënaqësi estetike, por edhe një shenjë se duhet të ndrërroni dyshekun.

Gjitjashtu nëse përjetoni dhimbje trupi kur zgjoheni, keni alergji, ndjeni aroma apo zhurma të vazhdueshme gjatë natës është një tregues i mirë se dysheku duhet ndërruar.

Një këshillë para se ta ndërroni

Gjithësesi nëse ky nuk është momenti i duhur për të investuar në një dyshek të ri sigurohuni që të shikoni edhe nga ana tjetër e tij.

Shpesh dyshekët janë dyanësh dhe njëra pjesë mund të jetë më e re se tjetra.

Kjo do ju ndihmojë të fitoni pak kohë për të zgjedhur dyshekun e ëndrrave tuaja.

Gjithashtu një zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë do të ishte të blini një shtresë shkume për ta vendosur sipër dyshekut tuaj.

Ato bëjne thuajse punën e një dysheku të ri duke ju siguruar më shumë butësi e mbështetje për trupin dhe kanë çmim më të ulët./AgroWeb.org