Majdanoz, Limon, Uthull Molle për Uljen e Peshës

2.5k 0

Ka shumë njerëz që shkojnë përtej kapaciteteve të tyre për t’u dobësuar apo për të patur një stomak të sheshtë.

Në kësi rastesh, tendenca është t’i provosh të gjitha, pa treguar kujdes për pasojat që një mënyrë e tillë ka në organizëm.

Zgjidhjet për humbjen e peshës së tepërt  janë gjithnjë përpara syve dhe shumë të lehta e të shëndetshme.

I tillë është rasti i majdanozit, i cili është pjesë e një kure të mrekullueshme e të shëndetshme për djegien e yndyrës së tepërt.

Konsumimi i rregullt ditor i majdanozit është shumë efikas për heqjen e yndyrës së akumuluar në zonën e barkut.

Për më tepër, majdanozi përmban pak kalori dhe është plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale.

Këto ushqyes ndihmojnë në largimin e lëngjeve të akumuluara në organizëm dhe fryrjeve të stomakut.

AgroWeb.org ju rekomandon në këtë artikull tre përbërës: majdanoz, limon dhe uthull molle.

Uthulla e Mollës

Uthulla e mollës përmban një substancë të njohur si acidi acetik. e cila djeg yndyrnat.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi i rregullt i uthullës së mollës ka një ndikim në zvogëlimin e masës dhjamore në zonën e belit dhe jo vetëm.

Por vetëm pirja e uthullës nuk e zgjidh problemin, madje nëse keni problem me aciditetin duhet të keni kujdes.

Rekpmandohet të keni kujdes me sasinë dhe mbi të gjitha të konsultoheni me mjekun tuaj.

Limoni

Limoni është një agrume e dobishme për largimin e toksinave nga organizmi.

Ai luan një rol thelbësor në shkrirjen e yndyrnave dhe pastrimin e organizmit.

Receta e Kurës Me Majdanoz

Përbërësit:

2-3 lugë gjelle me majdanoz të grirë të freskët.

1 limon

1 lugë gjelle me uthull molle

Përgatitja:

Hidhni dy gota me ujë të valuar në një enë qelqi.

Shtoni majdanozin dhe lëreni në ujë për 5 minuta.

Kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Shtrydhni limonin dhe shtoni uthullën e mollës.

Përziejeni mirë dhe pijeni menjëherë,

Lëngu duhet pirë i freskët menjëherë pas përgatitjes, një herë në ditë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.