Ushqimet më të Mira dhe të Këqija për Dhimbjen e Kokës

889 0

Dhimbjet e kokës ku përfshihet edhe migrena luajnë një rol frenues dhe pengues për jetën e përditshme të njeriut.

Shkaqet janë mjedisore ose fiziologjike por edhe ushqyerja luan një rol të rëndësishëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të shmangni për lehtësuar dhimbjet e kokës.

Ushqimet Më Të Këqija Për Dhimbjet E Kokës

Alkoli

Dhimbjet si pasojë e alkolit mund të nisin 30 minuta deri në 3 orë pas pirjes së alkolit.

Ekspertët thonë se lidhja mes alkolit dhe dhimbjeve të kokës është pak e paqartë duke qenë se pijet alkolike përmnbajnë shumë substanca.

Secila prej tyre mund të nxisë një dhimbje koke.

Megjithatë, pijet me ngjyrë të çelët mendohet të shkaktojnë më pak dhimbje koke në krahasim me pijet me ngjyrë të errët.

Pirja E Tepruar Dhe Heqja Dorë Nga Kafeja

Sipas të dhënave, të cilave u referohet AgroWeb.org rezulton njerëzit që konsumojnë më shumë se 540 mg kafeinë në ditë janë 10 përqind më të rrezikuar nga dhimbjet e kokës dhe migrena.

Ekspertët rekomandojnë që njeriu të mos konsumojë më shumë se 400-500 mg kafeinë në ditë që përkthehet në 4 filxhanë kafeje në ditë.

Njerëzit që duan të heqin dorë nga kafeja duhet ta bëjnë atë gradualisht dhe jo menjëherë.

Çokollata

Disa aminoacide tek çokollata kanë aftësinë të nxisë dhimbjet, sidomos tek njerzit që vuajnë nga migrena.

Megjithatë, kjo nuk vlen për çdo individ të rrezikuar nga dhimbjet.

Ëmbëlsuesit Artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë rrisin rrezikun e migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Këto ëmbëlsues gjenden në shumë prej pijeve dhe ushqimeve të përpunuara.

Agrumet

Agrumet përmbajnë sasi të larta të amino acidit tiraminë, që mund të shkaktojë dhimbje koke.

Përveç agrumeve, edhe ananasi, soja, qepa dhe lakra përmbajnë këtë amino acid.

Djathi I Vjetëruar

Djathi i vjetëruar përmban sasi të larta të tiraminës që nxit migrenën dhe dhimbjet e kokës.

Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org zbuloi se 18 përqind e njerëzve që vuajnë nga migrena ankohen për dhimbje të forta pas ngrënies së këtyre djathrave.

Mishi I Përpunuar

Substancat articiale që gjenden tek mishrat e përpunuar kanë lidhje me shfaqjen e migrenës tek disa njerëz por jo tek disa të tjerë.

Në këtë kategorizim mendohet të luajë një rol edhe përmbajtja e mikrobiomës në stomak tek individi.

Ushqimet Më Të Mira Për Dhimbjen E Kokës

Njerëzit e prirur të vuajnë nga dhimbjet e kokës duhet të sigurohen që të pijnë mjaftueshëm ujë gjatë ditës.

Dehidratimi luan një rol të fortë në shfaqjen e migrenës dhe dhimbjeve.

Njerëzit rekomandohen të konsumojnë më pak ushqime me kripë dhe më shumë barishte të mbushura me vitaminë B që luan një rol unik në parandalimin e dhimbjeve.

Përpos barishteve, rekomandohet ngrënia e avokados, farave dhe legumeve (fasule, thjerrëza).

AgroWeb.org ju këshillon se bajamet dhe qumështi janë të pasura me magnez dhe kalçium të cilat luajnë një rol të fortë parandalues kundër dhimbjeve të kokës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.