Mëngjes Me Lëngje – Sa Rekomandohet Për Një Shëndet Të Mirë

1.4k 0

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Por kjo nuk do të thotë që gjatë këtij vakti të konsumoni produkte të pjekura brumi apo drithëra të ëmbëlsuar.

Ato jo vetëm që nuk janë një zgjedhje e shëndetshme, por edhe nuk i japin organizmit burimin e duhur të energjisë.

Zgjedhjet e shëndetshme për mëngjes janë të panumërta dhe përfshijnë edhe konsumin e lëngjeve.

Për shembull, avokadon mund ta konsumoni me bukë të thekur integrale, por mund ta përpunoni në mikser për një lëng gjithëpërfshirës.

Avokadon mund ta kombinoni me spinaq e limon por edhe me fruta ose perime të tjera sipas dëshirës.

Po ashtu perime si karrota, rrepa, kastraveci te kombinuara me mollë portokalle apo fryta pylli.

Cila prej këtyre alternativave është më e shëndetshme?

Të dhënat të cilave u refrohet AgroWeb.org, shpjegojnë se të dyja këto alternativa, si lëngjet si ushqimet, kanë avantazhe të ndryshme.

Lëngjet e plota me fruta, drithëra dhe perime janë shumë të shëndetshme.

Përpunimi në një mikser ndihmon në çlirimin e ushqyesve.

Ushqyesit e dobishëm çlirohen edhe gjatë përtypjes, por mikseri mundëson përpunimin e ushqyesve të disa produkteve siç janë arrat.

Nga ana tjetër, ngrënia e ushqimeve në formën e tyre natyrale është diçka e mirë sepse të ndihmon të ndalosh kur është nevoja.

Duke u përtypur, njeriu ka më shumë kohë për të shijuar ushqimin dhe për të kuptuar ndjenjën që fal ai.

Për më tepër, përtypja çliron hormonin e ngopjes në stomak duke dhënë më shumë kënaqësi.

Gjithësesi studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se është e rëndësishme që njeriu të mos heqë dorë nga vakti i mëngjesit, qoftë i lëngshëm ose i ngurtë.

Duhet të zgjidhni ushqime të duhura që ofrojnë ekuilibrat e duhur në aspektin e proteinave, karbohidrateve komplekse dhe fibrës.

Ushqime ideale për një kombinim të tillë janë kosi, vezët, tërshëra, perimet dhe frutat.

Sipas ekspertëve, një vakt i shëndetshëm në mëngjes është krejt në varësi të cilësisë së ushqimeve.

Sido që të jetë mengjesi juaj, pra me lëngje apo ushqime, zgjidhni produkte të shijshme por mbi të gjitha të pasura me vitamina e minerale./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.