Metalet e Rënda Toksike – Tek Cilat Produkte që Përdorim Gjenden

892 0

Metalet toksike përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e trupit dhe trurit të njeriut. Këto substanca gjenden në ushqim, ujë dhe ajër dhe shumë prej produkteve që gjenden në treg me të cilat ju, familja apo kafshët shtëpiake ndërveproni çdo ditë.

Kërcënimi që na vjen nga këto metale toksike është serioz, por kjo nuk do të thotë që ju të mos ju zërë gjumi natën nga shqetësimi.

AgroWeb.org ju sugjeron që sa herë që blini produkte në treg të shikoni në etiketën e tyre nëse ato përmbajnë metalet e mëposhtme:

Alumini

Alumini është një metal që kërcënon seriozisht shëndetin e njeriut. Ky kërcënim është më imediat nëse ekspozimi ndaj aluminit është i tepruar. Alumini gjendet në:

-Qumështi pluhur për fëmijë
-Produktet e gatshme të pjekura dhe të përpunuara
-Deodorantë
-Medikamentet kundër aciditetit në stomak
-Medikamente të tjera farmaceutike me faktor ndërlidhës
-Enët e aluminit
-Larësit e flokëve

Kadmiumi

Kjo substancë shkakton probleme serioze në tru dhe pengon trupin të përdorë ushqyesit e rëndësishëm siç janë hekuri, zinku dhe kalciumi. Një gjë e tillë i bën njerëzit më të brishtë ndaj çrregullimeve imunitare dhe problemeve me kockat. Atë mund ta gjeni në:

-Mbulesat e sediljeve të makinës
-Gomës së zezë
-Vajit të djegur motorik
-Qeramika
-Cigaret
-Qumështi i kondensuar
-Plehu
-Shtresat e dyshemesë
-Fungicidet
-Mobiljet
-Mielli i bardhë
-Llustruesit e argjendit
-Lëngjet e gazuara që ruhen në makineritë e ndryshme me përmbajtje kadmiumi në tubacionet e tyre.

Plumbi

Ky metal shkakton sklerozën, Alzheimerin, çrregullme në të mësuar, epilepsi, agresivitet, hiperaktivitet dhe shumë probleme të tjera shëndetësore. Atë e gjejmë në produkte si:

-Ushqimet e konservuara
-Tymi i duhanit (duhanpirës ose jo)
-Gazetat e printuara me ngjyrë ose materiale me shkëlqim
-Disa enë qeramike
-Bojë muri në shtëpitë e vjetra
-Tubacionet e ujit në ndërtesat e vjetra.
-Çokollata e rafinuar
-Emetimi i gazrave nga automjetet. Në disa vende përdoret ende benzina me plumb.

Mërkuri / Zhiva

Ky metaj njihet për aftësinë dhe shpejtësinë për të ndikuar negativisht në aftësitë e trurit. Mërkuri apo zhiva ka lidhje me çrregullimet neurologjike, psikologjike dhe imunitare tek njerëzit, duke përfshirë këtu sëmundjen e Alzheimerit.

Shkencëtarët kanë zbuluar lidhje mes këtij metale me aritminë, dhimbjet e kokës, shikimin e turbullt dhe plogështinë. Mërkuri gjendet tek :

-Mbushjet dentare: Shumë dentistë pretendojnë se mbushjet e dhëmbëve nuk çlirojnë subtanca të mërkurit në organizëm, por shumë studime kanë treguar se mërkuri çlirohet si avull dhe ka akses të drejtpërdrejtë në tru dhe gjak.

-Peshku: Mërkuri nuk gjendet tek të gjithë peshqit, por ato të rritur në rezervuar kanë tendencën të ndoten me këtë metal./AgroWeb.org