Tri Metoda Të Thjeshta Për Të Përballuar Ankthin Nga Koronavirus

430 0

Ngjarjet e fundit lidhur me problemin e përhapjes së koronavirusit, kanë krijuar një lloj ankthi tek qytetarët.

Përditësimi i informacionit në çdo minutë që rezulton në rritjen e numrit të të prekurve në të gjithë botën.

Problemi kryesor me këtë mori informacioni, është vërtetësia e shumicës së fakteve që shohim të transmetohen në media.

Fakte ende të paverifikuara gjejnë pjesë në edicionet kryesore të informacionit duke krijuar një efekt domino.

Rasti më flagrant ishte pikërisht përhapja e regjistrimit që para disa ditësh u shpërnda në telefonat personal të qytetarëve.

Edhe pse ai regjistrim u përgënjeshtrua më pas, paniku kishte gjetur vend tek shtetasit e shqetësuar.

Jo më larg se dje, Ministri Italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, deklaroi për mediat se dezinformimi po dëmton popullsinë.

“Jemi para një ‘infodemie’ e cila po dëmton imazhin e komunitetit të ekspertëve mjekësor, imazhin e mediave, madje edhe ekonominë”, u shpreh Di Maio për mediat.

Diçka e tillë është e vërtetë edhe për Shqipërinë.

Me t’u përhapur këto lajme krijuan një gjendje paniku që shtyn qytetarët të blinin sasi të larta ushqimesh, dezinfektantësh edhe maskash.

Nga ana tjetër u vu re edhe një tjetër faktor që lidhej me rritjen e pashpjegueshme të çmimeve të produkteve të lartpërmendura.

Të gjitha këto sjellin çrregullime të forta të emocioneve njerëzore të cilat, sipas mjekes Arjana Rreli shkaktojnë ankth e deri në depresion.

Tri Praktika Të Thjeshta Për Të Përballuar Ankthin Nga Koronavirus

Urdhri i psikologëve në Itali publikoi së fundmi një artikull ku përshkruante tre metoda shumë të thjeshta për të eliminuar ankthin.

AgroWeb.org e ka sjellë atë informacion të të përmbledhur për ju.

Si fillim duhet të eliminoni impulse për të kontrolluar çdo moment për informacion të zgjeruar në lidhje me përhapjen e Koronavirus.

Sigurisht edhe informacionin që merrni duhet të vijë nga burime të besueshme dhe zyrtare. Siç janë institucionet shtetërore, spitalet, apo qendrat e këshilimit mjekësor.

Duke qenë se është një fenomen kolektiv, do t’ju duket sikur biseda e ditës është gjithmonë Koronavirus.

Mundohuni që edhe kur jeni me miqtë ta evitoni diskutimin rreth këtij fenomeni.

Ajo që duhet praktikuar është qetësia, edhe pse situata është shqetësuese duhen lexuar me vëmendje këshillat mjekësore.

Si dhe këshillojnë një ushtrim të vogël që mbase mund të qetësojë në situatat e panikut.

Gjithçka lidhet me faktin se Koronavirus nuk është një sëmundje, por një virus i cili ka ndikimin e tij tek shëndeti i njeriut.

Por nëse zbatoni këshillat nga OBSH me përpikëri keni mundësi për ta parandaluar./AgroWeb.org