Mjeku Epidemiolog Shpjegon Efektet Anësore të Vaksinave

205 0

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tregon se Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.

Sipas Alimehmetit organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara për çdo vaksinë

AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):

– 971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar.

– 93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.

– 72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.

Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:

– 1 aksident cerebrovaskular,

-2 raste me humbje të shijes,

-1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.

Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):

– 5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,

– 169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.

– 75 raste të rënda hipertensioni arterial,

-56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,

-10 raste të rënda paralize faciale.

Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):

148 raste me reaksione të padëshirueshme,

-9% e tyre ishin reaksione të rënda,

Ndër 4 raste të rënda ndodhën:

-1 rast me konvulsione,

-1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,

-1 rast insulti cerebral, dhe

-1 vdekje (nën hetim).

Alimehmeti shpjegon se sipas raporteve të ANSM duket qartë favori që ka popullata ndaj vaksinim./Burimi:BM