Mpiksja E Gjakut Ka Më Shumë Mundësi Të Shkaktohet Nga COVID Se Sa Vaksinat

405 0

Rreziku i zhvillimit të mpiksjeve të rralla, por serioze të gjakut nga COVID-19 është shumë herë më i lartë sesa nga vaksinat.

Një studim paraprak nga Universiteti i Oksfordit ekzaminoi të dhënat e pacientëve me COVID-19 dhe i përdori ato për të vlerësuar mpiksjet e gjakut. Këto mpiksje gjaku ndodhën tek 39 njerëz në çdo 1 milion njerëz me COVID-19

Studiuesit thanë se krahasuar me vaksinat Pfizer ose Moderna, rreziku i mpiksjes së gjakut nga COVID-19 ishte rreth 10 herë më i madh.

Autori i studimit Paul Harrison, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit, tha në një konferencë për shtyp se të gjitha provat, tregojnë se rreziqet nga COVID janë shumë më të mëdha sesa çfarëdo rreziku që mund të vijë nga vaksina.

Cila Është Lidhja Mes COVID-19 dhe Mpiksjes së Gjakut?

Një studim i kryer në Amsterdam ka zbuluar se një e treta e njerëzve të shtruar në spital me simptoma të rënda të COVID-19, pësuan komplikacione si pasojë e mpiksjes së gjakut.

Në shumicën e rasteve, kjo u vu re në zonën e këmbëve, kryesisht për faktin se pacientët qëndrojnë shtrirë për shumë gjatë dhe gjaku lëviz më ngadalë në  zonën e gjymtyrëve.

Medikamentet për hollimin e gjakut ulin këtë rrezik, por nga ana tjetër ato rrisin rrezikun e gjakderdhjes. Kjo do të thotë se ato nuk janë alternativa ideale për pacientët që përballen me rrezik të lartë.

Për të penguar mpiksjen e gjakut në këmbë, është veshja e çorapeve të ngushta. Ato kanë si qëllim lejimin e qarkullimit të patrazuar të gjakut në këmbë.

Një mënyrë tjetër krejt e lehtë është të lëvizni sa më shumë. Por nëse ju duhet të qëndroni shtrirë kujdesuni që t’i shtendosni këmbët, në mënyrë që gjaku të qarkullojë siç duhet.

Gjithashtu ju mund t’i vini në ndihmë organizmit tuaj duke konsumuar më tepër ushqime që ndihmojnë në hollimin e gjakut.

Disa prej tyre janë : speci djegës, kanella, xhenxherfili, hudhra, qepa, rigoni, çaji jeshil dhe çokollata e zezë./AgroWeb.org