Muskuj të Fortë Për Imunitet më të Fuqishëm – Kujdesi që ju Duhet

499 0

Një studim i kryer së fundmi nga Qendra e Kërkimeve për Kancerin në Gjermani, arriti në përfundimin se muskujt luajnë një rol thelbësor tek imuniteti.

Kur trupi preket nga sëmundjet e rënda shoqërohet më një humbje të masës muskulore dhe dhjamore.

Si masa muskulore dhe ajo dhjamore e duhur, arrin të mbrojnë trupin dhe ta bëjnë atë më të fortë.

Duke patur muskuj të shëndetshëm, sistemi imunitar ka një mbështetje në luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

Duke qenë se imuniteti jonë që të funksionojë përdor një pjesë të muskujve dhe rezervave të dhjamit të shëndetshëm, aktiviteti fizik bëhet akoma edhe më i rëndësishëm.

Mjekët dhe ekspertët e fushës thonë se përveç ecjes, e cila sigurisht është e favorshme, duhet të krijojmë një hapësirë edhe për stërvitje.

Ushtrime të thjeshta për këmbët, zonën e barkut, krahët e shpinën ndihmojnë trupin që të largojë masat me dhjamin e dëmshëm, ose atë kaf dhe forcimin e muskujve.

Muskuj të shëndetshëm dhe të fortë bëjnë të mundur që trupi juaj të jetë një armë e fortë kundër sëmundjeve.

Qarkullimi i gjakut do të përmirësohet duke ndihmuar sistemin imunitar që të prodhojë lehtësisht qelizat e bardha.

Këto qeliza janë të qenësishme për mbrojtjen e organizmit nga çdo faktor i jashtë.

Një nga grupmoshat që duhet të ketë shumë kujdes për masën muskulore është 40-60 vjetarët.

Pikërisht në këtë fazë të jetës trupi shfaq dhe shenjat e para të plakjes, ku njëra prej tyre është rënia e muskujve.

Pesha fillon të shtohet më shpejt dhe sëmundjet nisin e zënë vend.

Aktiviteti fizik të pakën 3-4 herë në javë tanimë është një domosdoshmëri.

Nuk ka nevojë që të shkoni në palestra apo të futeni në programe të cilat nuk do t’i ndiqni dot.

Fillojeni ngadalë duke shtuar hapat që bëni në ditë. Bëni më shumë punë shtëpie, nëse keni kafshë shtëpiake luani me ta.

Mund të dilni për vrap të lehtë në parkun pranë shtëpisë suaj apo të bëni ecje sportive.

Sigurisht edhe ushtrimet për zonën e barkut dhe për krahët janë të thjeshta dhe mund t’i kryeni edhe në shtëpinë tuaj.

Sigurohuni që në një mënyrë apo tjetrën të mbani trupin tuaj në lëvizje dhe të shëndetshëm.

Pasi muskuj të fortë do të thotë imunitet më i fuqishëm!/AgroWeb.org