Mutacionet e COVID-19/ Mjeku Shqiptar Në Angli: Situata Është e Rëndë

335 0

Mjeku shqiptar në Angli, Adrian Fandi bëri në Euronews Albania një rezyme të situatës së koronavirusit në Angli.

Mjeku u shpreh se situata e COVID-19 në këtë shtet vazhdon të jetë e rëndë, kjo edhe për shkak të mutacioneve të reja të virusit.

“Situata vazhdon të jetë e rëndë edhe pse 3 apo 4 ditët e fundit është parë një ulje e numrit të pacientëve, të shtuar në spital. Ka qenë një dyndje e madhe e pacientëve në spital, pasi  kanë pasur komplikacone. Problemi ka qenë tek të rinjtë dhe kohëzgjatja e sëmundjes”, u shpreh mjeku.

Zoti Fandi sqaroi se  “sëmundja tek pacientët ka zgjatur më shumë sesa më përpara”.

“Këtë e kemi parë që nga muaji nëntor deri në muajin janar”, u shpreh ai.

Ndërsa si arsye ai përmendi: “Mund të jetë edhe varianti i ri COVID-19 por edhe klima”.

Sa i përket vaksinave ai theksoi se “duhet të presim të paktën 2 apo 3 muaj për të parë sesi po ecën efektshmëria e saj”.

“Vaksina nuk e bën efektin direkt, dihet të patën një javë, apo 10 ditë që të krijohen anti-trupa”, përfundoi mjeku./Burimi:EuroNews