Infektimi nga Covid-19 – Përse Është E Rëndësishme Të Mbroni Sytë

218 0

Për të qenë plotësisht të mbrojtur nga infektimi i virusit Covid-19 sigurisht që edhe mbrojtja e syve është e rëndësishme.

Duke qenë se është një ‘sipërfaqe mukoze’, sytë janë një tjetër mënyrë e marrjes së virusit përveç hundës dhe gojës.

Një këshillë kjo që Qendra e Kontrollit e Parandalimit të Sëmundjeve e sugjeron edhe për qytetarët përveç punonjësve të shëndetësisë.

Mbrojtja e syve parandalon që cirkat e pështymës të mos kenë kontakt me organizmin, duke parandaluar kështu infektimin.

Përse Duhet Të Tregoni Kujdes Edhe Për Sytë?

Edhe pas konfirmimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër këtij virusi, numri i të infektuarve vazhdon të rritet.

OBSH, pak ditë më parë deklaroi se viti i dytë i kësaj pandemie do të jetë edhe më i vështirë se i pari.

Duke qenë se është një virus akoma i ri, për nga mënyra e veprimit dhe infektimit, 2020 kaloi duke u munduar që të fitohej gara me kohën.

Ndaj çdo ditë duket se studime të reja dalin duke shtuar të dhëna për ‘sjelljen’ e COVId-19 tek popullata e infektuar apo edhe tek ata të shëruar.

NJë nga të dhënat e tjera të rëndësishme lidhet pikërisht me sytë si pikë tjetër e mundësisë së infektimit.

Sytë, ashtu si hunda dhe gojë, është një membranë mukoze e cila mund të kthehet në një zonë të predispozuar për t’u kontaminuar nga virusi SARS-CoV-2.

Edhe pse mjekët kanë këshilluar shmangien e prekjes së syve me duar, tanimë kjo masë nuk mjafton.

Mbajtja e Syzeve

Në fillim të pandemisë, nga të dhënat e pacientëve me COVID-19 në Kinë, u vu re se personat që mbanin size optike kishin sasi më të ulëta të virusit në organizëm.

Diçka e tillë gjeti baza edhe nëpër shtetet e Evropës, duke krijuar një lidhje mes mbajtjes së syzeve, optike apo për mbrojtjen nga dielli, dhe shmangies së infektimit nga virusi.

Ndaj nëse dëshiroi që të keni një mbrojtje të plotë nuk mund të anashkaloni sytë.

Mundohuni që të mbani syze optike nëse i përdorni, ose syze dielli kur jeni në ambientet e jashtme apo me shumë persona./AgroWeb.org