Si të Përmirësoni Qarkullimin e Gjakut në Mënyrë Natyrale

3.5k 0

Qarkullimi i gjakut është tepër i rëndësishëm për shëndetin.

Nëpërmjet sistemit të qarkullimit, organizmi furnizohet rregullisht me gjak, në mënyrë që muskujt dhe organet të funksionojnë siç duhet.

Kur qarkullimi i gjakut është problematik, atëherë njeriu mund të përballet me simptomat e mëposhtme:

Rëndesë

Mungesë energjie

Ndjesi dhimbjeje të fortë në gishta dhe gjymtyrë

Mpirje të trupit

Për fat të mirë, ka disa metoda të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, të cilat do t’i mësoni në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org.

Si Funksionon Qarkullimi i Gjakut

Zemra pompon gjak të pasur me oksigjen që i dërgohet trurit, mëlçisë, veshkave, stomakut dhe muskujve.

Gjaku që dërgohet në këto organe rikthehet në zemër.

Gjaku që nuk ka oksigjen të mjaftueshëm lëviz nëpër vena dhe drejt e në zemër.

Nga aty, shkon në mushkëri ku merr oksigjen të pastër.

Ky cikël përsëritet kur gjaku i pasur me oksigjen rikthehet në zemër nga mushkëritë dhe pompohet sërish për në të gjithë organizmin.

Disa nga ushqimet më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut janë:

Speci i Kuq

Speci i kuq pluhur përmban kapsaicinë, një substancë që rregullon nivelin e kolesterolit, pastron enët e gjakut dhe vetë atë.

Këtë erëz mund ta përdoni në disa gatime, supa dhe lëngje.

Një i tillë ka të bëjë me përzierjen e lëngut të tre limonëve, dy gotave me ujë, një luge gjelle me mjaltë dhe dy lugë çaji me spec  të kuq pluhur.

Lëngun futeni në frigorifer dhe servireni.

Pini një ose dy gota në javë.

Fërkimi i Trupit 

Fërkimi i trupit me një furçë të butë por të thatë përmirëson paraqitjen e lëkurës, rrit furnizimin e gjakut, u jep qelizave më shumë oksigjen dhe përmirëson qarkullimin.

Blini një furçë druri të butë dhe bëjini trupit masazh me lëvizje rrethore.

Bëjeni masazhin dy herë në javë.

Ky masazh është i dobishëm kundër celulitit dhe eliminon qelizat e vdekura.

Banjë Me Ujë Të Nxehtë Dhe Të Ftohtë

Banjat me ujë të nxehtë dhe të ftohtë përmirësojnë qarkullimin.

Uji i ftohtë kontrakton enët limfatike ndërsa uji i ngrohtë i zgjeron ato.

Alternimi mes të dyjave përmirëson qarkullimin në enët e gjakut.

Rekomandohet që të alternoni dushin mes ujit të ftohtë dhe atij të nxehtë për çdo pesë minuta.

Kërcimet në Ajër

Kërcimi në ajër përmirëson qarkullimin dhe shpërndarjen e mirë të gjakut në të gjithë në organizmin.

Qëndroni drejt me duart e lëshuara në anë. Këmbët mbajini të veçuara por në drejtim paralel me shpatullat.

Përkulini gjunjtë dhe hidhuni sa më lart në ajër.

Në të kundërt mund të përdorni një litar.

Për një qarkullim efikas duhet të kërceni çdo ditë 30 herë me intervale të shkurtra.

Rekomandime Të Tjera

Ushqehuni shëndetshëm me perime dhe fruta.

Pini 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë, por mos e teproni nëse e shihni që fryheni.

Konsumoni ushqime të pasura me fibër që ulin kolesterolin, vitaminë C dhe E.

Mos u stresoni shumë.

Hani më shumë hudhër.

Mjaftojnë disa ndryshime dhe do të ndiheni plot gjallëri dhe me një qarkullim të mirë të gjakut./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.