Hudhra e Brojës – Një Traditë e Vjetër Kultivimi

780 0

Alpet e Shqipërisë janë shtëpia e shumë specieve të veçanta përsa i përket florës.

Bimët që rriten në këtë zonë kanë një histori të gjatë kultivimi e cila daton 100 vite më parë.

E tillë është edhe Hudhra e Brojës, e cila është trashëguar brez pas brezi duke u mbjellë në këto toka.

Kjo hudhër i përket familjes Allium Sativum dhe zë rreth 10-15% të tokave të mbjella me hudhër.

Sipas të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, ky varietet i hudhrës është në rrezik për t’u zhdukur.

Në studimin e tyre Prof. Dr. Sokrat Jani dhe Prof. Dr. Fetah Elezi listojnë si shkaktar kryesor faktin se në vite nuk është punuar për seleksionimin dhe prodhimin e farës.

Kushtet e kultivimit të Hudhrës së Brojës

Mbillet në ngastra të vogla toke, në kopshte pranë shtëpive, në vende me ekspozicion nga dielli.

Tokat duhet të jenë të pasura me lëndë organike dhe të kenë mundësi ujitjeje.

Karakterizohet nga bimë që formon kërcell të gjatë e masë gjethore të madhe.

Fidanët janë të gjatë, me ngjyrë të gjelbër të çelur.

Ndërkohë bulbet janë të vogla, shpesh me 2-3 thelpinj të vegjël ose edhe pa thelpinj.

Pas përgatitjes së mirë të tokës, hapen me shatë brazdat e cekëta për mbjelljen e thelpinjve.

Mbjellja bëhet herët në pranverë (1- 15 Mars), me largësitë 20 cm rreshti nga rreshti dhe 10-15 cm bima nga bima.

Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve, në mes rreshta.

Prodhimi është i gatshëm për tu vjelë si hudhër e njomë në Maj-Qershor e për hudhër të thatë në Gusht – Shtator.

Pas vjeljes, hudhrat e thata lidhen gërshetë e ruhen në hangarë.

Është mesatarisht e qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Si bimë futet tek lista e atyre që japin prodhim të qëndrueshëm gjatë kohës së kultivimit.

Preferohet për konsum të freskët dhe e thatë për gatim në familje dhe për tregun lokal./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.