Pija e Arrave të Njoma, Ndihma e Parë për Shëndetin!

4.7k 0

Receta e kësaj pijeje gjendet në librat e vjetër, shënimet e lashta të ekspertëve bimorë apo në shtëpitë e aristrokratëve

Pija e arrave të njoma konsiderohet si një nga më të shijshmet dhe më kurueset në botë. Në mjekësinë popullore, kjo pije është përdorur për qindra vite me rradhë si kurë natyrale për shumë probleme shëndetsore.

Receta e kësaj pijeje magjike gjendet në librat e vjetër, shënimet e lashta të ekspertëve bimorë apo dhe në shtëpitë e aristrokratëve. Për shekuj me rradhë është përdorur si tonik universal për një tretje të shëndetshme.

Në ditët e sotme, kjo pije njihet si ndihma e parë për njerëzit që vuajnë nga problemet me stomakun dhe si kurë natyrale për aneminë dhe gjakun.

Kjo pije duhet të jetë pjesë e pandashme e bufesë se erëzave, vajrave dhe pijeve të rëndësishme.

Pija e arrave është efikase për tretjen, diarenë, konstipacionin, urthin, fryrjet, kontraktimet në stomak dhe infeksionet.

AgroWeb.org sjell përmes këtij artikulli recetën e lashtë të pijes së arrave të njoma. Një recetë që përgatitet krejt lehtë, mjafton të keni durimin dhe përbërësit e duhur.

Përbërësit

30 arra të njoma

1 litër raki ose më shumë në varësi të kavanozit që do të përdorni

Lëkura e një limoni

5 copë karafil

2 shkopinj kanelle

1 kokërr vanilje (opsionale)

450 gramë sheqer

Udhëzimet

Lajini arrat e njoma dhe prijini në gjysmë. Vendosini në kavanoz së bashku me kanellën, karafilin, vaniljen dhe lëkurën e limonit.

Hidhni sipër pijen alkolike deri sa arrat të mbulohen plotësisht. Tundeni kavanozin dhe do të shikoni ndryshimin e menjëhershëm të ngjyrës.

Në fillim, lëngu do të ketë ngjyrë të gjelbër të çelët e cila me kalimin e ditëve do të errësohet deri sa pas dy muajsh të jetë tërësisht e zezë.

Vendoseni kavanozin në një vend të ngrohtë dhe tundeni çdo dy ditë.

Shumë receta të kësaj pije sugjerojnë vendosjen e kavanozit në dritare që të ndriçohet nga dielli. Pasi lëngu të jetë nxirë tërësisht, hapeni kapakun dhe hidhni sheqerin.

Tundeni herë pas here që të shkrihet sheqeri dhe lëreni të qëndrojë për 2 javë të tjera, deri sa sheqeri të jetë shkrirë tërësisht. Përdorni një napë për të kulluar pijen dhe një hinkë për t’a hedhur atë në shishe.

Pijen mund t’a ruani në ambiente të errëta për vite me rradhë. Shija përmirësohet gjatë vjetërimit të saj, ndaj prisni pak muaj përpara se t’a shijoni plotësisht./ AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.