Lazanja me Gjethe Lakre – E Lehtë dhe e Veçantë

878 0

Lazanja është një kombimin shumë i famshmëm i brumit, mishit dhe disa nga slacave më të mira që gastronomia botërore ofron.

Megjithatë ndonëse receta origjinale është një kënaqësi e vërtetë, shefat e kuzhinës si gjithnjë sugjerojnë edhe mënyra të reja më të lehta përgatitje.

Për të mbajtur larg brumrat AgroWeb.org ju sugjeron të provoni lazanjën me gjethe lakre.

Përtej shijes së mirë do ju bëjë ta shihni lazanjën si një ushqim të shëndetshëm për çdo vakt.

Përbërësit

16 fletë lakër e bardhë

350 gr djathë kaçkavall

50 gr djathë kaçkavall i grirë

Për salcën

1 shkop selino

1 qepë e bardhë

1 karotë

1 thelbi hudhër

300 gr mish i grirë

700 gr salcë domatesh

300 ml ujë

60 ml verë e kuqe

1 degë rozmarinë

Kripë

Për beshamelin

100 gr gjalpë

1 l qumësht

100 gr miell

Arrë moskat

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni salcën e lazanjës.

Grini hollë selinonë, karotën, qepën në kubikë të imët dhe vendosni një tigan në zjarr.

Spërkateni atë me pak vaj ulliri, shtoni të gjithë përimet që sapo përgatitët bashkë me hidhrën e girrë ose të shtypur.

Përzieni dhe lërini të skuqen për disa minuta e më pas shtoni mishin e grirë përzieni mirë dhe lëreni për 10 minuta të tjera në zjarr.

Po këtu duke përzier shtoni verën e kuqe dhe sapo të avullojë shtoni rozmarinën e grirë bashkë me salcën e domateve dhe ujin.

Përzieni dhe një herë të fundit dhe vendosni një kapak mbi tigan duke e lënë salcën të gatuhet në zjarr të mesëm për 10 minuta.

Kur të kalojë kjo kohë, uleni zjarrin dhe lëreni salcën të gatuhet me kapak për 2 orë.

Ndërkohë vazjdoni me përgatitjen e përbërësve të tjerë.

Në një tjetër tigan ngrohni qumështin e në një tjetër shkrini gjalpin në zjarr të ulët.

Fikni zjarrin dhe tek gjalpi shtoni 100 gr miell duke përzier vazhdimisht me një tel kuzhine në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Më pas ngrini temperaturën e zjarrit në mesatar, shtoni qumështin  bashkë me arrën moskat të grirë, kripën dhe lëreni derisa të marrë ngjyrë të artë.

Lëreni të ziejë për 5-6 minuta duke përzier derisa të trrashet dhe hiqeni nga zjarri sapo të fillojë të ziejë.

Merrni lakrën dhe pastroni gjethet e saj nga kërcelli e duke I ndarë në mes përsëgjati.

Gjethet e pastruara e të prera vendosini të ziehen në një tenxhere të mbushur me ujë dhe kripë.

Në varësi të trrashësisë së gjetheve lërini ato 5-10 minuta derisa të fillojnë të zbuten e më pas kullojini dhe thajini mirë.

Përgatitja e lazanjës

Ndërkohë merrni djathin kaçkavall ndajeni në kubik të vegjël dhe salca e domateve dhe beshameli do të jenë gati.

Zgjidhni një tavë të thellë 20 me 30 cm dhe  shtroni me lugë nëpër të gjithë sipërfaqn e saj pjesën e parë me beshamel.

Sipër vendosni rreth 4 gjethe lakre të cilat mund t’i prisni sipas madhësisë së tavës e më pas një shtresë me salcë domatësh.

Hidhni pak nga djathi kaçkavall që pretë në kubikë, pak djathë të grirë dhe sërish mbuloni me gjethe lakre.

Vazhdoni me një shtresë tjetër beshamel, salcë domatesh, djathin në kubike dhe atë të grirë kaçkavall dhe mbuloni me shtresën e fundit të gjetheve të lakrës.

Në fund mbulojeni lazanjën tuaj me salcë domatesh, beshamel dhe djathë kaçkavall të grirë.

Tavën futeni në furrë të ngrohtë dhe piqeni në temperaturën 200 gradë C për 30 minuta ndërsa në 5 minutat e fundit mund të shtoni pak temperaturën.

Kur ta nxirrni nga furra lëreni të ftohet pak dhe protein në copa të vogla për ta shërbyer./AgroWeb.org