COVID-19 – Sa Kohë Duhet Të Kalojë Për Të Rifituar Shijen Dhe Nuhatjen?

461 0

Simptomat e COVID-19 mund të ndryshojnë shumë nga personi në person dhe humbja e nuhatjes dhe e shijes mund të jetë një nga shenjat që haset më shpesh.

Nëse keni humbur aftësinë për të nuhatur ose shijuar, mund të jeni duke pyetur veten se sa kohë duhet të kalojë para se këto funksione të rikthehen.

Për këtë akoma nuk ka një përgjigje përfundimtare, por AgroWeb.org duke u bazuar në kërkimet e fundit dhe të dhënat e mbledhura, sjell një shpjegim për ju.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë këtyre muajve, rreth 80% e njerëzve me COVID-19 kanë patur shqetësime me nuhatjen dhe shijen. Por të dhëna të tjera tek të cilat AgroWeb.org mbështetet, raportojnë se kjo shifër mund të shkojë deri në 98%.

Koha më e gjatë, e raportuar midis Marsit dhe Qershorit 2020, të pacientëve të rritur që nuk kishin nuhatje ishte 10.5 ditë.  Ndërsa koha më e gjatë e pacientëve që kishin humbur shijen ishte 10 ditë.

Ekspertët thonë se mungesa e shijes dhe nuhatjes mund të përmirësohet brenda një periudhe dy javore, por tek disa pacientë kjo gjendje mund të zgjasë edhe më shumë.

Sipas “Harvard Health Publishing”, nga 60% deri në 80%  të personave që vuajnë nga humbja e nuhatjes dhe e shijes pas një infeksioni viral, mund t’i rikuperojnë këto funksione brenda 365 ditëve.

Lajmi i mirë është se neuronet përgjesëse për nuhatjen janë të afta të rigjenerohen dhe lajmi i keq është se jo të gjithë do të rikthehen plotësisht në gjendjen që ishin para infektimit me COVID.

Opsionet për të trajtuar këto probleme ende nuk janë shumë efikase.

Për këtë arsye mjekët sugjerojnë të përpiqeni të nuhasni aromën e fortë të vajrave esencialë çdo ditë.

Vajrat esencialë të limonit, eukaliptit, livandos, mentes dhe kanellës jo vetëm që kanë një aromë të fortë por ato luftojnë bakteret dhe infeksionet. E nëse aroma e tyre çlirohet në shtëpitë tuaja, do të keni një ambient të pastër nga bakteret dhe viruset në ajër./AgroWeb.org