Sa Maska Duhet Të Mbani Për Parandalimin e COVID? – Njihni Këshillat e Mjekëve

476 0

Në teori, maskimi i dyfishtë ndihmon në kontrollimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas ekspertëve, në këtë mënyrë efikasiteti i filtrimit rritet, kështu që më pak grimca mund të depërtojnë nëpër maska.

Sidoqoftë, ata paralajmërojnë se mbajtja e dy maskave mund t’u japë njerëzve një ndjenjë false sigurie dhe kjo mund të jetë e rrezikshme.

Nëse një person ka vendosur dy maska ​​me cilësi të ulët dhe në mënyrën e gabuar, atëhere kjo gjë mund të mos jetë shumë efektive.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyet se pse është kaq e rëndësishme përshtatja e maskës dhe si ta vendosni në mënyrën e duhur.

Nëse maskat nuk përshten mirë në fytyrë, kjo mund të lejojë arjin e pafiltruar të kalojë nëpër boshllëqe. Në këtë rast, mbajtja e dy maskave nuk do të jetë më efikase se sa po të mbani vetëm një.

Ekspertët tregojnë se nuk është aftësia e filtrit që kufizon performancën, por përshtatja në fytyrë.

Edhe pse materiali i maskës kirurgjikale mund të jetë shumë i mirë, efikasiteti i saj do të jetë më i ulët nëse ajo nuk puthitet mirë në fytyrën tuaj.

Si ta bëni më efektive mbajtjen e maskës!

Deri më sot, janë studiuar dy metoda për të përmirësuar efikasitetin e maskave.

Metoda e parë është duke bërë nyje lidhëset e maskës kirurgjikale, në mënyrë që ajo të puthitet sa më mirë në fytyrë.

Metoda e dytë është duke veshur një maskë pëlhure mbi një maskë kirurgjikale.

Gjatë një eksperimenti u zhvillua një simulim me dy persona, ku njëri prej tyre mbante veshur dy maska dhe tjetri kollitej.

Gjatë këtij simulimi personat kryen gjithashtu edhe kombinime të ndryshme të maskave si: duke vendsour vetëm një maskë kirurgjikale, vetëm një maskë pëlhure, duke mbajtur dy maska njëkohësisht dhe duke vendosur vetëm një maskë kirurgjikale me lidhëset e bëra nyje.

Ata zbuluan se vetëm maska ​​kirurgjikale bllokoi 40.2 % të grimcave nga kolla e simuluar, ndërsa maska ​​e copës bllokoi 44.3 %.

Sidoqoftë, kur të dyja u kombinuan, grimcat e bllokuara variuan nga 82.2% në 92.5 %.

Megjithatë, rezultatet më të mira u morën kur burimi dhe marrësi kishin vendosur dy maska ose kishin veshur maska ​​kirurgjikale me lidhëset e bëra nyje.

Ekspozimi u zvogëlua 96.4 % me maskim të dyfishtë dhe 95.9 % me maskat ​​me nyje./AgroWeb.org