Salcë me Avokado, Kremoze Plot Vlera

1.8k 0

Salca kremoze e avokados është magjike në shije dhe vlera. Ajo është perfekte për t’u shoqëruar me pite të ndryshme, sallata, patate, apo receta të tjera.

Përdorimet e salcës së avokados janë të panumërta, pikërisht falë shijes së mrekullueshme dhe paraqitjes së gjelbër të saj.

Pjesa më e mirë e kësaj salce është se mund të përgatitet në më pak se 5 minuta.

Përbërësit e salcës janë të gjithë të gjelbër, që së bashku kontribuojnë në një nuancë të mrekullueshme të kësaj salce.

Një prej këtyre përbërësve është speci jeshil, të cilin mund ta përdorni ose jo në këtë kombinim, në varësi të shijes suaj.

Këto speca kanë aftësinë ta bëjnë salcën paksa të trashë. Nëse salca del shumë e trashë atëherë mund të shtoni çerek ose gjysëm gote me ujë.

Salca e avokados mund të bëhet shumë mirë edhe pa speca.

Avokadoja nga ana tjetër mund ta bëjë salcën super kremoze dhe perfekte për t’i dhënë aromë gatimeve të ndryshme dhe plotësuar shijen e tyre.

Përbërës të tjerë të salcës janë majdanozi dhe specat djegës, të cilat e bëjnë atë më pikante.

Nëse ju pëlqejnë shijet shumë pikante, atëherë mos i hiqni farat e specave.

Ju mund të përdorni edhe pak lëng limoni të zakonshëm ose jeshil, së bashku me hudhrën dhe kripën.

Salca kremoze e avokados është shumë e mirë për të shoqëruar patatet, por jo vetëm.

Përbërësit

1 Avokado mundësisht e pjekur mirë dhe e butë

1 Spec djegës ose piper djegës

1 Spec jeshil nëse dëshironi

2 thelpinj hudhër

Çerek filxhan çaji me qepë të grirë (nëse dëshironi)

Gjysëm tufe me majdanoz

Lëngu i një gjysëm limoni

Çerek luge çaji me kripë

Udhëzimet

Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser. Përziejini deri sa të kombinohen dhe treten së bashku aq sa të formojnë një salcë kremoze.

Hidheni në enën përkatëse dhe përdoreni në pjatat tuaja të preferuara ose në brusketa./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.