Sëmundja e Plakjes së Trurit – Përse Prek më Shumë Gratë

672 0

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo.

Alzaimeri, shkakton probleme të memories për shkak se një pjesë e trurit plaket.

Duke mos pasur kështu mundësi të kryejë më shumë funksione normale që nga të menduarit kthjellët deri tek proçeset e përditshmërisë.

Përhapja e shpejtë dhe pa shkak e ka bërë këtë sëmundje akoma edhe më të rrezikshme.

Gjithsesi sipas mjekëve tek gratë ky fenomen është shumë më i zhvilluar se tek burrat.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju sjell në vëmendje pikërisht këtë çështje.

Përse prek më shumë gratë dhe çfarë këshillojnë ekspertët.

Si zhvillohet tek gratë

Këto probleme konjitive të trurit dhe memories shfaqen veçanërisht tek gratë sipas ekspertëve.

Lidhja mes sëmundjes dhe gjinisë femërore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit të estrogjenit.

Sipas mjekëve marrëdhënia mes Alzaimer, Dementias dhe hormoneve është e komplikuar.

Kjo pasi shumë studime kanë treguar se pikërisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sëmundje të tilla, por deri në një pikë.

Megjithëse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatë viteve mund të çojë në stimulimin e sëmundjes së Alzaimer.

Gjatë jetës niveli i estrogjenit në trup zhvillohet në mënyra të ndryshme, pra në periudha më të hershme është më i lartë.

Ndërsa gjatë dhe pas menopauzës kur niveli i këtij hormoni bie, trupi nuk ka më një mburojë ndaj sëmundjeve të kujtesës dhe trurit.

Humbja e këtij hormoni e bën trurin më të ndjeshëm ndaj sulmeve dhe lodhjeve të brendshme apo të jashtme që e shkatërrojnë atë.

Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumë çrregullime të tjera që shkaktohen si pasojë e moshës.

Këtu përmendim problemet me frymëmarrjen apo sëmundjet si ishemia.

Truri gjithashtu humb aftësinë për të përpunuar nivelet e glukozës dhe për të furnizuar veten me energji.

Kjo është një simptomë specifike e sëmundjes së Alzaimerit.

Gjithsesi sipas mjekëve ka edhe faktorë të tjerë që e zhvillojnë këtë sëmundje, ndër to është faktori gjenetik apo mosha.

Si ta parandaloni

Për ta parandaluar sa më shumë që të jetë e mundur këtë sëmundje, ekspertët rekomandojnë disa hapa të thjeshtë për t’i ndjekur.

Ushtrohuni

Merruni gjithnjë me aktivitet sportiv, mundohuni të ecni të paktën 1-2 orë në ditë, në natyrë.

Vrapi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin dhe trupin larg sëmundjeve.

Gjumi i qetë

Pagjumësia mund të jetë një faktor që shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e kujtesës.

Është e rëndësishme të keni një regjim të qetë teksa flini.

Mjekët rekomandojnë të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë.

Menaxhimi i stresit

Periudhat e vazhdueshme nën presion apo stres ndikimin e parë e kanë në tru, prandaj mundohuni t’i evitoni sa më shumë këto episode.

Sa herë që të ndiheni të stresuar merruni me ndonjë aktivitet sportiv apo ecje në natyrë në mënyrë që të mbroni trurin tuaj.

Për më shumë mënyra të detajuara rreth parandalimit të sëmundjeve si Dementia apo Alzaimer, AgroWeb.org ju këshillon të lexoni këtu./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.