A Shkakton Sheqeri Inflamacion? – Kujdesi Që Duhet Të Tregoni

392 0

Para se të shqyrtojmë lidhjen midis inflamacionit dhe sheqerit, le të bëjmë një përmbledhje të shpejtë rreth inflamacionit.

Në përgjithësi, inflamacioni është përgjigjja e sistemit tuaj imunitar ndaj një ngacmuesi.

Inflamacioni është dy llojësh:

  • Inflamacioni akut, që zhvillohet si përgjigje e menjëhershme e trupit, nga një dëmtim ose infeksion. Ky lloj inflamacioni ka tendencë të jetë i mirë sepse është mënyra e trupit për të luftuar dëmtimet. Zakonisht zgjat disa ditë deri në disa javë.
  • Inflamacioni kronik është inflamacion afatgjatë që ndodh gjatë muajve ose viteve. Me kalimin e kohës, inflamacioni kronik mund të rrisë rrezikun për tu prekur nga sëmundje të rënda.

AgroWeb.org duke u bazuar në studime dhe kërkime të shumta, shpjegon më poshtë lidhjen mes sheqerit dhe inflamacionit.

A shkakton sheqeri inflamacion?

Ushqimet që përmbajnë shumë sheqer të përpunuar, mendohet se sinjalizojnë prodhimin e molekulave pro-inflamatore në trup.

Me kalimin e kohës, kjo mund të krijojë një inflamacion kronik, të gradës së ulët dhe të çojë në probleme të mëtejshme.

Sasia e sheqerit që shkakton probleme

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë rreth 40 gram sheqer të përpunuar, afërsisht sasia e një kanaçe kola, patën një rritje të shënuesve inflamatorë menjëherë pas konsumimit.

Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të konsumoni asgjë të ëmbël.

Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm mund të përfshijë ushqime që përmbajnë sheqer, por duke mos e tepruar.

A ka sheqerna që nuk shkaktojnë inflamacion?

Një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur në mend, kur flasim për sheqerin që shkakton inflamacion, flasim gjithmonë për sheqer të përpunuar.

Ushqimet që përmbajnë në mënyrë të natyrshme sheqer si perimet ose frutat nuk shkaktojnë inflamacion.

Kjo sepse trupi juaj i përpunon ato ndryshe. Ju konsumoni sheqerna natyralë, si pjesë e ushqimeve të plota me lëndë ushqyese të dobishme si proteinat dhe fibrat, të cilat absorbohen nga qarkullimi i gjakut në një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm.

Çfarë mund t’i bëjë trupit inflamacioni i shkaktuar nga sheqeri?

Një regjim ushqimor i pasur me sheqer të përpunuar, shkakton inflamacion kronik. Me kalimin e kohës, inflamacioni rrit nivelet e stresit oksidativ, i cili mund të shkaktojë dëme në inde dhe ADN-në tuaj.

Kërkimet tregojnë që inflamacioni kronik, nga konsumi i tepërt i sheqerit mund të:

  • rrisë rrezikun për depresion ose ankth
  • t’ju bëjë më të prirur ndaj infeksioneve
  • t’ju bëjë më të prirur ndaj problemeve të tretjes si kapsllëku, diarreja ose rrija e aciditetit.
  • rrisë mundësinë e zhvillimit të diabetit të tipit 2
  • rrisë mundësinë e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe shumë e shumë sëmundje dhe komplikacione të tjera./AgroWeb.org