Shqipëria me 20 Raste të Reja COVID19 – Harta e Përhapjes

356 0

Në deklaratën e sotëme për mediat Ministria e Shëndetësisë dha shifrat e reja të rregjistruara me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Janë rregjistruar 20 raste të reja infektimi, duke e çuar kështu numrin total në 243 persona me këtë virus.

Po në këto 24 orë 8 persona të tjerë janë cilësuar si të shëruar, duke shënuar 52 raste të kuruara në të gjithë vendin.

Në vend janë testuar gjithsej 1671 raste të dyshuara ku 145 prej tyre janë analizuar vetëm orët e fundit.

Çfarë po ndodh

Ditën e sotëme dhe të djeshme, dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga ky virus duke e shtuar numrin e viktimave në 13 persona.

“Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.” thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ndërkohë në spitalin e infektivit dhe tek spitali COVID-1,  po mbahen të shtruar 77 persona të tjerë nën kujdesin e mjekëve

Sipas të dhënavenga të infektuarit  8 pacientë ndodhen në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar dhe janë nën mbikqyrjen e mjekëve.

Ndërkohë përhapja e virusit vazhdon në vend sipas hartës së qyteteve të shpjeguar si mëposhtë:

-Tiranë                 129 raste
– Durrës                  26 raste
– Lushnje                4 raste
– Elbasan                 5 raste
– Fier                       23 raste
– Kavajë                  4 raste
– Rrogozhinë        2 raste
– Korçë                    15 raste
– Vlorë                   5 raste
– Shkodër                8 raste
– Lezhë                   5 raste
– Berat                    1 rast
– Has                      2 raste
– Krujë                    5 raste
-Tropojë                4 raste
– Pukë                       3 raste
– Mirditë             2 raste

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e higjenës./AgroWeb.org