Si Ndikon Leximi, Shkrimi Dhe Lojërat Në Zhvillimin E Alzheimerit

349 0

Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim neurologjik, simptomat e së cilës përfshijnë probleme me kujtesën, konfuzion, deri në paaftësi për të komunikuar.

Ende studiuesit nuk kanë gjetur asnjë mënyrë për të parandaluar, kuruar ose ndaluar përparimin e kësaj sëmundjeje.

Megjithatë studimet e mëparshme kanë zbuluar se aktivitetet e përditshme stimuluese njohëse, të tilla si leximi, shkrimi ose lojërat me letra, mund të ndihmojnë duke vonuar shfaqjen e këtyre simptomave.

AgroWeb.org bazuar në këtë studim, iu njeh më tej me përfundimet e tij.

Çfarë tregoi studimi rreth lidhjes së aktiviteteve njohëse dhe Alzheimerit?

Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rush, në Çikago, zhvilluan një studim për të hetuar këtë lidhje, së bashku me një sërë faktorësh të tjerë.

Studimi sugjeron që një mënyrë jetese aktive mund të shmangë simptomat e sëmundjes se Alzheimerit dhe çrregullimeve të lidhura me të për disa vite.

Aktivitetet e përditshme stimuluese njohëse, të tilla si leximi i një gazete ose libri, janë konsideruar si aktivitet njohëse më efikase për të moshuarit.

Studiuesit në këtë hulumitm, mblodhën informacion mbi aktivitetin njohës që në fillim të jetës, vetminë dhe pjesëmarrjen në aktivitete shoqërore, përfshirë vizitat tek miqtë ose të afërmit.

Gjithashtu ata pyetën pjesëmarrësit në studim, se sa kohë në ditë kalonin duke lexuar, sa shpesh shkruanin letra dhe sa shpesh luanin lojëra të ndryshme me letra.

Secili pjesëmarrës iu nënshtrua vlerësimeve klinike, duke përfshirë vlerësimin e historisë mjekësore, ekzaminimin neurologjik dhe iu nënshtruan një sërë testesh njohëse.

Studiuesit zbuluan se nivelet e arsimit, predispozicioni gjenetik, aktiviteti shoqëror dhe vetmia, kishin pak ose aspak ndikim në shfaqien e kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, ata vunë re se aktivitetet stimuluese të mendjes, mund të çojnë në ndryshime në strukturën dhe funksionin e trurit që rrisin aftësitë njohëse.

Dhe angazhimi në mënyrë të përsëritur në këto aktivitete, mund të përmirësojë disa funksione në sistemin nervor, duke bërë që truri juaj të arrië të përballojë më mirë këtë patologji.

Gjithashtu ata theksojnë se kjo metodë nuk kuron ose frenon këtë sëmundje, por mund të jentë efikase në parandalimin e saj./AgroWeb.org