Si Ndikon Regjimi Ushqimor në Rënien e Flokëve?

1.2k 0

Ekzistojnë lloje të ndryshme trajtimesh që premtojnë të luftojnë rënien e flokëve, mirëpo shumë prej tyre janë të kushtueshme dhe të ashpra.

Por një hulumtimi i ri në të cilin AgroWeb.org u bazua, sugjeron se ka një mënyrë më të lehtë për të ndihmuar në reduktimin e rënies së flokëve. Ajo është mënyra e të ushqyerit!

Lexoni më poshtë për të zbuluar se si regjimi juaj ushqimor mund të ndikojë në rënien e flokëve.

Një regjim ushqimor me yndyrna të larta mund të nxisë rënien e flokëve.

Studimi zbuloi se ata që kishin një regjim ushqimor me yndyrna të larta, kishin më shumë gjasa të përjetonin rrallim dhe humbje të flokëve.

Sipas studiuesëve një regjim ushqimor i tillë, mund të përshpejtojë rrallimin e flokëve duke varfëruar qelizat staminale të folikulit të flokëve, përgjegjëse për rritjen e flokëve.

Mbipesha ose obeziteti mund të rrisë rrezikun e rënies së flokëve.

Kjo nuk është hera e parë që hulumtimet kanë gjetur një lidhje midis peshës, dietës dhe rënies së flokëve.

Një studim i vitit 2013, zbuloi se në mesin e një grupi prej 189 burrash me një moshë mesatare 30 vjeç, ata që ishin mbipeshë ose obezë kishin dukshëm më shumë gjasa të përjetonin alopeci të rëndë sesa ata me peshë normale.

Megjithatë, vetëm për shkak se keni disa kilogramë më tepër ose keni ngrënë ushqime me yndyrna të lartë për disa kohë, nuk do të thotë se rënia e flokëve do të jetë një rezultat i pashmangëshm.

Gjithashtu nga eksperimentet e studimit rezultoi se një regjim ushqimor me yndyrna të larta shkakton rënie, zbardhje të flokëve dhe inflamacion të lëkurës tek minjtë.

Studiuesit besojnë se një proces i ngjashëm ndodh tek njerëzit që humbasin flokët dhe përjetojnë zbardhjen e tyre kur regjimi ushqimor është i lartë në yndyrë dhe kolesterol.

Këshilla e tyre është që të keni një regjim ushqimor sa më të ekuilibruar, duke u përpjekur të ulni konsumin e sasive të larta të yndyrnave të dëmshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.