Si Të Parandaloni Përhapjen E Covid-19 Tek Fëmijët Tani Që Ka Nisur Shkolla?

314 0

Edhe pse fëmijët në përgjithësi kanë simptoma më të buta të COVID-19 se të rriturit, fakti që pak studime kanë hetuar se si sëmundja prek fëmijët do të thotë se shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Disa prej pyetjeve që shtrohen janë: pse ka shumë fëmijë të shtruar në spital me COVID-19? Cilët fëmijë janë më të rrezikuar? Dhe çfarë mund të bëjnë prindërit dhe autoritetet në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë të sigurt?

AgroWeb.org duke u bazuar në të dhënat e mbledhura ju njeh më poshtë me përgjigjet e tyre.

Pse Covid-19 po prek rëndë edhe fëmijët?

Varianti Delta i COVID-19 është më dy herë më ngjitës se variantet e mëparshme.

Dhe tani që shkollat janë hapur, fëmijët janë në rrezik më të madh ekspozimi, infektimi dhe për fat të keq edhe shtrimi në spital.

Një arsye tjetër e rritjes së infektimit të fëmijëve, mund të jetë se ata nën moshën 12 vjeçare nuk mund të vaksinohen ende.

Vaksinat kanë një rol të rëndësishëm, ato mbeten efektive në parandalimin e rëndesës së sëmundjes, shtrimin në spital dhe vdekjen nga infeksioni me koronavirus.

Cilët fëmijë janë më të rrezikuar?

Burime të besuara të AgroWeb.org njoftojnë se fëmijët me probleme shëndetsore, të tilla si sëmundje të lindura të zemrës, sëmundje gjenetike, neurologjike ose metabolike, mund të jenë më të rrezikuarit.

Ky rrezik vlen edhe për fëmijët me obezitet, diabet, astmë, sëmundje kronike të mushkërive.

Frenimi i përhapjes së SARS-CoV-2 tek fëmijët

AgroWeb.org ju njeh me tetë hapa që prindërit ​​dhe fëmijët mund të ndërmarrin për të frenuar përhapjen e virusit teksa fëmijët kthehen sërisht në shkollë:

-Kushdo që ka të drejtë të vaksinohet, duhet të vaksinohet patjetër. Përfshirë këtu prindërit, anëtarët e familjes, mësuesit etj.

-Mbajtja e maskave për të gjithë nxënësit, mësuesit pavarësisht nga statusi i vaksinimit, duhet të vazhdojë ende.

-Ruajtja e distancës fizike dhe higjena, janë një tjetër pikë e rëndësishme për frenimin e Covid-19.

-Ndarja e nxënësve, mësuesve në grupe gjatë kohës së mësimdhënies në shkollë.

-Ventilim i mirë i klasave ose përdorimi i hapësirës së jashtme nëse është e mundur.

-Prindërit nuk duhet t’i dërgojnë fëmijët në shkolla nëse kanë simptoma infektive, pavarësisht nëse ato janë ose nuk janë, për shkak të COVID-19.

-Mjekët gjithashtu rekomandojnë testime për stafin e shkollës dhe nxënësve, si tek individët e vaksinuar edhe tak ata me ose pa simptoma.

-Parandalimi i përhapjes së SARS-CoV-2 tek fëmijët varet edhe nga ambjentet jashtë shkollës.

Fjetjet, festat, udhëtimet dhe aktivitete të tjera me rrezik të lartë jashtë shkollës rrisin rrezikun që një nxënës të infektohet dhe ta shpërndajë atë në shkollë./AgroWeb.org